Konferenca me temë: “Mbështetje për parandalim efikas dhe luftë kundër korrupsionit”
Konferencë për menaxhim të harmonizuar dhe parandalim të korruspionit në sektorin privat përmes tuining projektit të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) me temë “Mbështetje për parandalim efikas dhe luftë kundër korrupsionit” u mbajt sot në Shkup.
Kjo konferencë e cila organizohet në bashkëpunim mes Ministrisë së Drejtësisë të Maqedonisë, ambasadës së Republikës së Gjermanisë dhe Ambasadës së BE-së në kuadër të projektit IPA 10 “Mbështetje për parandalim efikas dhe luftë kundër korrupsionit”, paraqet pjesën e komponentës së parë të Tuining projektit i cili ka 8 komponente.
Sistemi për menaxhim të harmonizuar paraqet njëfarë ure mes ekonomisë dhe sektorit publik, me fjalë të tjera vendet duhet të ndërtojnë mekanizma juridike dhe institucionale për parandalimin e korrupsionit në sektorin privat, por edhe në vet ndërmarrjet duhet të vendosen mekanizma personale për forcimin e integritetit të tyre siç është kodi i punës afariste, menaxhimi korrporativ, përmirësimi i kulturës sipërmarrëse, respektimi dhe promovimi i konkurrentshmërisë si dhe kanalet e paraqitjes së korrupsionit dhe trajnimi i të punësuarve.
Ministri i Drejtësisë të Maqedonisë Adnan Jashari tha se me miratimin e Ligjit për denoncues pritet rritje të masave preventive kundër korrupsionit.
“Në kuadër të kësaj konference bëmë me dije angazhimet që ka bërë Ministria e Drejtësisë në këtë drejtim, ku theks të veçantë i kushtova miratimit të Ligjit për mbrojtje e të ashtuquajturve denoncues, ligj ky i cili do të fillojë të zbatohet nga mesi i këtij muaji dhe sinqerisht pres rezultate pozitive në drejtim të rritjes së masave preventive kundër këtij fenomeni siç është korruspioni”, tha Jashari.
Ai po ashtu tha se rritja e efikasitetit kundër fenomenit të korrupsionit do të ndikojë në stimulimin jo vetëm të investimeve vendase por edhe të atyre të jashtme.
Ndërkaq ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav u shpreh se doemos duhet një luftë gjithpërfshirëse kundër korrupsionit.
“Ky projektit i financuar nga BE-ja ka arritur të sjellë në një vend udhëheqësit privat dhe publik rreth kësaj teme. Korrupsioni është një nga të këqijat më të mëdha të kohës sonë, parandalon zhvillimin, ngec demokracinë, dhe sjell padrejtësi”, tha Orav duke shtuar se lufta kundër korrupsionit nuk është punë e lehtë, ndaj duhet një front i fuqishëm nga sektori privat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025