“Gazetaria konstruktive: Formësimi i narrativave të së nesërmes”, është tema për të cilën kanë diskutuar përfaqësues të mediave në rajon. Në konferencën e Bashkimit Evropian për edukimin mediatik, u theksuan sfidat me të cilat përballen mediat në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë ndikimin e rrjeteve sociale, mungesën e kontrollit mbi lajmet e rreme dhe presionin politik ndaj mediave.
Kryeredaktori në “Alsat-M”, Admir Qose nënvizoi mungesën e kontrollit mediatik në mediat e Maqedonisë se Veriut.
“Kemi shumë lajme dhe shumë operatorë të mediave dhe herën e fundit kanë qenë rreth 345 të regjistruara, duke i përfshirë edhe portalet. Shumica prej tyre nuk janë pjesë e mediave, nuk ka ndonjë kontroll mbi to dhe raportojnë çfarë të duan. Unë e kam vërë një studim për të numëruar disa portale të lajmeve dhe shumica prej tyre kanë qenë vetëm sa për të fituar atë 50 mijë euroshin që ka qenë i dedikuar për parti politike. Por nëse vazhdoni t’i numëroni këto portale të lajmeve numri i tyre po bie, po zhduket. Kështu qe janë jashtë çdo kontrolli”, deklaroi ai.
E anëtari i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Besnik Velija theksoi se gazetarët po ballafaqohen me vështirësi, po ashtu potencoi edhe ndikimin që kanë rrjetet sociale në gazetarinë kosovare.
“Jeni duke u ballafaquar me vështirësi dhe dua të përmend ndikimin që kanë rrjetet sociale. Gazetaria në Kosovë është e bazuar online. Pra, drejtohet nga mënyra se si rrjetet sociale i shpërndajnë dhe ndajnë lajmet. Rrjetet sociale kanë shumë ndikim shumë në mënyrën se si në Kosovë ne merremi me gazetari. Kemi shumë media të tjera që përdorin rrjetet sociale si Facebook-un dhe Tiktok-un të cilat janë të pranishme në shkallë masive në Kosovë, dhe është vështirë të flasim për gazetari konstruktive në Kosovë…. Vitet e fundit në Kosovë ka pasur shumë lajme për krizën e cila është ende në vijim në pjesën e veriut dhe për shkak të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë kemi shume lajme që kanë të bëjnë me krizën dhe konfliktin e mundshëm pjesën veriore te Kosovës. Unë mendoj që gazetaria konstruktive është tejet e rëndësishme në këtë kohë në Kosovë dhe veçanërisht mund ta përdorim si një mjet kur raportojmë për krizën në veri të Kosovës dhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai.
Edhe Anida Sokol, e cila është redaktore dhe studiuese në Mediacentar në Bosnje Hercegovinë, foli për ndikimin e pushtetit tek mediat dhe mungesën e burimeve financiare.
“Kemi parë që besimi i audiencës është polarizues. Dhe po ballafaqohemi me popullizmin anti-media dhe ndërhyrje politike në media dhe mungesë të burimeve financiare. Dhe kjo është ajo se si punojnë mediat lokale, ku bazohen me se çfarë bën presidenti. Raportimet tona kanë treguar se shpesh në këto raporte, aktorët kryesor dhe burimet kryesore në këta artikuj janë përfaqësues të qeverisë, përfaqësues politik dhe vetëm dy për qind si burim informacioni janë qytetarët”, theksoi ajo.
Konferenca e Bashkimit Evropian për edukimin mediatik do të vijojë edhe me panele të tjera, ku do të diskutohet për tranzicionin e zhvillimit të medias nga tradicionalja në platforma digjitale./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?