Kondogbia ndodhet në Valencia, kalimi te spanjollët konfirmohet nga Ausilio (Foto/Video)

Geoffrey Kondogbia në sezonin e ri nuk do vesh fanellën e Interit.
E themi këtë pasi francezi ka mbërritur në qytetin e Valencias për të përfunduar transferimin te klubi i futbollit po me këtë emër.
Kjo gjë është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio për mikrofonat e Premium Sport para ndeshjes Inter – Fiorentina.
Francezi ishte transferuar te klubi zikaltër nga Monaco në 2015 për 31 milionë euro.
Mesfushori pritet të kalojë huazim me të drejt blerje. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































