Koncepti i organizatave joqeveritare ka degraduar dhe se një pjesë e madhe e tyre kanë keqpërdorur donacionet.
Kështu u tha sot në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ku u shqyrtua Projektligji për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare.
Anëtarja e këtij Komisioni, Shqipe Pantina tha se koncepti i OJQ-ve është degraduar.
“Organizatat mikrofinanciare, sinqerisht unë kam thënë dhe nëpër seanca, aty dikush është dashur me shkuar në burg. Nuk po e ekzagjeroj. Nëse është bërë diku jo vetëm keq përdorim. Por koncepti i OJQ-ve është degraduar. Koncepti i mikrofinancës, sepse ai që e ka zbuluar këtë sistemin e mikrofinancave, ka fituar çmim Nobel për paqe, se e ka mund varfërinë. Por, këtu për shkak se ata kanë bërë shumë pare, është lobi i madh nuk e di qysh kanë me përfunduar. Është keqpërdor, është shfrytëzuar në maksimum, koncepti i të qenit jo për përfitim”, tha ajo.
Ndërkaq, deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka tha se një pjesë e madhe e OJQ-ve kanë keqpërdor donacionet.
“Nën rrogozin e një pune, gjoja për të mirën e publikut OJQ-të, s’po them 100 për qind, por një pjesë e madhe, sidomos ka fakte, ka dëshmi që donacionet që janë dhënë milionëshe për zhvillimin e mediave, janë keqpërdor dhe njerëzit në vend që me i dërguar paratë te mediat, kanë blerë vila, kanë blerë makina. Kështu që ne do të mundohemi si komision, me qenë rigoroz dhe me pas një kontroll”, tha ai.
Kryetari i këtij Komisioni, Nait Hasani foli për gjobat për OJQ-të, të cilat nuk lajmërojnë kur bëjnë bartjen nga një organizatë te tjetra, apo kur ndryshojnë veprimtarinë e vet. Ai tha se gjobat ekzistuese janë tejet të vogla, andaj kërkoi që ato të rriten 50 për qind.
Propozimi i tij mori ‘dritën jeshile’ dhe u votua që gjobat për OJQ-të të rriten 50 për qind.
“Informimi i departamentit për ndryshimin e OJQ -ve, kur ato bëjnë bartjen nga një organizatë në një organizatë tjetër. Paragrafi 3 dhe 4. Kemi p.sh. ndryshimi 3 dhe 4, OJQ-të, të cilat nuk përmbush detyrimin sipas paragrafit 1 të këtij neni, gjobitet në shumën prej 150 euro. Ndërsa përfaqësuesi i autorizuar gjobitet në shumën prej 40 euro. Kemi 10 mijë organizata joqeveritare të regjistruara në Kosovë. Prej 10 mijë, 5 i kemi pasur në dëgjim publik. Kështu që ato le ta nënshkruajnë shuarjen apo mbylljen e tyre e jo të deklarohemi në emër të tyre dhe të dalin njerëzit e të mos vijnë në dëgjim publik, ku është ligji për ta. Nuk është ligji për neve. Unë mendoj që është pak kjo për organizatën 150 euro. Unë veç e kisha shtuar një zero, e kisha bërë 1500 edhe ata ishin aktivizuar, se ia kishin qit drynin e kishin mbyll. Jo, me krijuar opinione të rrejshme”, tha ai.
E deputeti Imet Rrahmani tha se gjobat duhet të jenë më të larta.
“Jo vetëm në këtë ligj, por dhe në ligje tjera janë paraparë gjoba të tilla, që në raport me shkeljet janë qesharake dhe ato absolut nuk e parandalojnë shkeljen e ligjit. Unë konsideroj që gjobat duhet të jenë të larta. Më të larta dhe të prekin thellë në xhepin e atij që e shkel ligjin. Përndryshe s’kanë kuptim të vendosen”, tha ai.
Por, me këtë nuk u pajtua deputetja Shqipe Pantina, e cila insistonte që këto gjoba mos të rriten.
E për ata që e ndërrojnë emrin dhe veprimtarinë pa lajmëruar fare, sipas deputetit Arban Abrashi gjobat duhet të rriten, sepse ato ekzistuese janë tejet të vogla.
“Unë jam për me parandaluar formën, kur dikush e kish keqpërdor atë OJQ, me ia ndërruar emrin, me shfrytëzuar atë bilanc të punëve që i ka kryer, me konkurruar diku, por me emër tjetër. Dhe mandej i vjen era njëfarë lloj mashtrimi. Ai që e ka mendjen me mashtruar për diçka të madhe, këto gjoba shenjë s’ia lënë. Realisht, më lehtë i paguan 40 euro dhe 150 se sa me ndryshuar, me shkuar me u lajmëruar diku tjetër”, tha ai.
Hasani po ashtu tha se kanë kërkuar që dhe regjistrimi dhe shuarja e OJQ-ve të bëhet me noter. Ndërsa tha se për këtë model kanë marrë ligjin gjerman.
“Ne kemi kërkuar që regjistrimi i tyre kur të bëhet, me u bë me noter. Është modeli gjerman i ligjit. Aty parashihet që OJQ- të, të regjistrohen te noteri. Por mund edhe përmes gjykatës. Që i ka plotësuar të gjitha kushtet për me u shuar si OJQ”, tha ai.
E edhe për këtë kundër ishte deputetja Shqipe Pantina.
“Unë jam kundër. Nait, mos e banalizo. Sinqerisht e kam. Po të paralajmëroj se ka me pas reagime të institucioneve relevante për mënyrën se si shteti i Kosovës, po do me kontrolluar sektorin e shoqërisë civile, që është matësi i demokracisë. Kam dhjetë fish vërejtje më shumë se ju për mënyrën e operimit të organizatave individuale. Por nuk mund me dënuar sektorin pse disa keqpërdorues po keqpërdorin hapësirën. Shteti duhet me u marr me ata njerëz. Sikur a mund me thanë që krejt deputetet janë hajna, pse dy a tre janë të këqij. Njëjtë po dëshirojmë me bë kështu. Me thanë krejt OJQ-të janë të këqija, pse disa prej tyre kanë keqpërdor. Nuk guxojmë sektorin me dënu”, tha ajo.
Ndryshe, Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, shqyrtoi dhe Raportin vjetor të statistikave zyrtare, për vitin 2017. /KP/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-380x233.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-380x233.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-380x233.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re