Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Agim Aliu, deklaroi të shtunën se greva e punonjësve të sektorit publik duhet të marrë fund me bisedime mes palëve dhe se ndalja eventuale e pagave nuk është zgjidhje e problemit.
Ai pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, tha se AKK-ja ka kryer të gjitha obligimet e veta sa i përket përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, por nuk është përgjegjëse për grevat.
“Ne patëm rastin të njoftojmë presidenten për atë që kemi bërë ne komunat. Para dy ditësh, duke pasur parasysh situatën që kishim, kemi mbajtur një mbledhje me të gjitha komunat dhe kemi kërkuar të kemi debat mes nesh, sepse janë qytetarët, në radhë të parë fëmijët, dhe kur mungon debati është në përgjegjësinë që ne ta gjejmë atë”.
“Në këtë rast komunat nuk janë palë, por janë ato që po paguajnë çmim, sepse sikurse që e dini edhe administratat komunale janë në grevë. Sidoqoftë, ne kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të japim kontributin, ndërsa sa i përket asaj që i takon nivelit komunal, ne të gjitha i kemi bërë me kohë. Çështja pse nuk kanë filluar është çështja e grevës dhe në takim duhet ta ketë epilog përfundimin e grevës, por kjo nuk do të arrihet nëse nuk do të ketë ulje në mes të palëve”, u shpreh Aliu.
Duke folur për listat që janë kërkuar nga Thesari, Aliu tha se ato i kanë dorëzuar gjithmonë brenda afateve kohore sikurse edhe për muajin gusht dhe se njësoj do të veprojnë edhe për muajin shtator.
“Ajo që po mungon është dialogu dhe nuk janë masat që e zgjidhin problemin. Duhet ulur të gjitha palët. Është bërë temë çështja e listave. Më lejoni të sqaroj se listat që kërkohen nga kryetarët e komunave, nga zyrtarët kryesorë financiarë të cilët janë në grevë, zakonisht përfundojnë më çdo datë dhjetë të muajit vijues”.
“Për pagat e gushtit i kemi dorëzuar më 10 gusht. Tash më 10 shtator duhet të dorëzojmë listat për pagat e muajit shtator… Duhet ulur palët të ndalin grevën dhe të mos e kërkojnë fajtorin”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos