Njëzet komuna të Kosovë në vitin 2020 kanë anuluar 95 tenderë në vlerë mbi 14 milionë e 276 mijë euro. Shumica e aktiviteteve të prokurimit janë anuluar pa u mbështetur në dispozita ligjore. Ndër komunat që kanë anuluar më së shumti tendere është Prishtina, Ferizaj dhe Dragashi.
Kështu u tha në raportin “(Pa) Ligjshmëria e tenderëve të anuluar” e publikuar nga Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).
Hulumtuesi i INPO-së, Qëndrim Arifi tha se shumica e tenderëve të anuluar është bërë në kundërshtim me ligjin për prokurim publik.
“Nga hulumtimi i INPO-së dëshmohet që në shumicën e herëve këto tenderë janë anuluar pa bazë ligjore, pa bazë në ligjin për prokurimin publik dhe legjislacionin sekondar të prokurimit publik dhe në këtë rast përveç shkeljeve ligjore komunat autoritetin vetë komunën e kanë sjell në pozitë që të jetë e dobët para ligjit para pretendimeve të Operatorëve Ekonomik para këtyre shkeljeve”, theksoi Arifi.
Kurse, monitoruesja e INPO-së, Arbenita Topalli tha se në 20 komunat e Kosovës të monitoruara janë anuluar 95 aktivitete me vlerë 14 milionë e 276 mijë e 697 euro.
Komunat më numrit me të mëdha të tenderëve të anuluar prinë Prishtina, Ferizaj, Dragashi, Prizreni ndërsa komunat me më pak anulime janë Deçani, Gjakova Kaçaniku, Leposaviqi, Mitrovica e Veriut dhe Shtime. Ndërsa, Komuna e Rahovecit gjatë vitit 2020 nuk ka anuluar asnjë aktivitet të prokurimit.
“Në 20 komunat e monitoruara gjatë vitit 2020 përfundimisht janë anuluar 95 aktivitete apo mesatarisht 4.75 aktivitete të anuluara për secilën komunë. Vlera e parashikuar e aktiviteteve të anuluara ka qenë 14 milionë e 276 mijë e 697 euro. Komunat të cilat kanë pasur më së shumti aktivitete të anuluara gjatë vitit 2021 janë Komuna e Prishtinës, Ferizajt, Dragashit dhe Prizrenit, ndërsa komunat me më së paku anulime janë komuna e Deçanit, Gjakovës, Kaçanikut, Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Shtimes që kanë nga një aktivitet të anuluar, kurs komuna e Rahovecit nuk ka asnjë aktivitet të anuluar”, tha ajo, përcjell KP.
Topalli tha se prej 95 tenderëve të anuluar, 11 prej tyre janë anuluar para hapjes së ofertave. Prej 95 tenderëve të anuluar 41 për qind e tyre nuk kanë qenë fare të planifikuara me plane të prokurimit të komunave.
“Nga 95 aktiviteteve të anuluara 11 prej tyre apo 11.5 për qind janë anuluar para hapjes së ofertave, pjesa tjetër janë anuluar pasi që janë hapur ofertat. Nga 95 aktivitet e anuluara 39 apo 41 për qind prej tyre nuk kanë qenë fare të planifikuara me plane të prokurimit të komunave. Komuna e Deçanit kishte anuluar aktivitetin e prokurimit të cilin fare nuk e kishte pasur të planifikuar me arsyetimin e disa gabimeve të paramasë pa e shfrytëzuar mundësinë ligjore për përmirësimin e gabimeve. Komuna e Dragashit nga 3 aktivitete të monitoruara, njërën prej tyre e kishte anuluar pa ndonjë bazë të arsyetuar me ligj. Komuna e Ferizajt të tri aktivitete të monitoruara i ka anuluara në kundërshtim me kërkesat ligjore, përkatësisht pa mbështetje në dispozitat të cilat përshkruajnë se kur një aktivitet mund të anulohet. Komuna e Prishtinës tri aktivitetet e monitoruara i kishte anuluar në përputhje me kërkesat ligjore përkatësisht për pasojë se asnjë nga Operatorët Ekonomik nuk kishte qenë i përgjegjshëm”, tha ajo.
Iniciativa për Progres në bazë të këtij hulumtimi ka rekomanduar që komunat të kujdesen që numri i aktiviteteve të anuluara të jetë sa më i vogël, ndërsa kur anulimi i aktiviteteve është i pashmangshëm i njëjti të jetë i bazuar në ligj.
Sipas monitoruesit të INPO-së, Diell Haxhimusa komunat duhet të sigurohen se aktivitetet e iniciuar janë të planifikuara në plane të prokurimit bë mënyrë që të mos për allen me situata të paparashikueshme.
INPO po ashtu ka rekomanduar që komunat të kujdesen që aktivitetet e iniciuar janë në përputhje të plotë me legjislacionin e prokurimit publik dhe të respektojnë vendimet e OSHP-së.
“Komunat të kujdesen që numri i aktiviteteve të anuluara të jetë sa më i vogël, ndërsa atëherë kur anulimi i aktiviteteve është i pashmangshëm i njëjti të jetë i bazuar në ligj. Komunat të sigurohen se aktivitet e iniciuara janë të planifikuara me plan të prokurimit në mënyrë që mos të përballemi me situata të paparashikueshme siç janë këto me anulime të aktiviteteve. Komunat të kujdesen se aktivitetet e iniciuara janë në përputhje të plotë me legjislacionin e prokurimit publik në mënyrë që të shmangen situatat kur një organ tjetër siç është OSHP të kërkoj anulimin e aktivitetit të prokurimit”, theksoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët