LAJMI I FUNDIT:

Komuna do të renovoj hapësirat e punës për Stacionin Policor në Gjilan  

Komuna do të renovoj hapësirat e punës për Stacionin Policor në Gjilan  

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Elmina Mahmutin, drejtoreshë e Policisë Regjionale, për mbështetje në ofrimin e sigurisë publike.

Me anë të kësaj marrëveshje, Komuna e Gjilanit do të ofroj donacion në vetura dhe pajisje të teknologjisë informative, financimin e renovimit të hapësirave të punës në objektin e Stacionit Policor, mobilimin e zyrave dhe mirëmbajtjen e pajisjeve.

Nënkryetari Arbër Ismajli, në emër të kryetarit Haziri, ka falënderuar përfaqësuesit e policisë në Gjilan për punën e madhe që po e bëjnë në të mirë të sigurisë publike.


Kurse, drejtoresha Rajonale e Policisë së Kosovës, kolonel Elmina Mahmuti, e cila shoqërohej nga zëvendësdrejtori, Shaban Azizi dhe komandanti i Stacionit Policor, Alban Ramushi, ka falënderuar Komunën për këtë mbështetje, duke thënë se do të ndikoj direkt në efikasitetin edhe më të madh të tyre në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori