Site icon Telegrafi

Komuna e Vitisë me projekt për krijimin e mundësive për vetëpunësimin e grave me aftësi të kufizuara

Komuna e Vitisë  ka njoftuar se do të  fillojë  të  implementoj projektin të  pë rbashkë t me USAID pë r funksionalizimin e kabineteve në  SHMLM “Kongresi i Manastirit”në Pozheran dhe krijimin e mundësive për vetëpunësimin e grave me aftësi të kufizuara.

Në Shtëpinë e Kulturës në Viti, janë mbajtur sot dy konsultime publike lidhur me Agjendën e Kontratës Sociale, të organizuara nga USAID dhe Komuna e Vitisë.

Diskutimi i parë me qytetar, përfshinte funksionalizimin e kabineteve për mësim dual në SHMLM “Kongresi i Manastirit” në Pozheran.

Drejtoresha për Arsim në Viti, Arta Ajeti, në pika të shkurtra njoftoi për takimet e mbajtura paraprakisht me grupet e përfshira si nxënësit, këshillin e shkollës, kryetarin e këshillit të prindërve etj, ku janë identifikuar nevojat që ka SHMLM “Kongresi i Manastirit” në Pozheran.

Ndërsa drejtori i kësaj shkolle, Mufail Halabaku, prezantoi projektin dhe pajisjet e nevojshme për këtë iniciativë, duke shtuar më tej për rëndësinë e avancimit të infrastrukturës shkollore për të përmirësuar mësimin praktik.

Kurse përfaqësuesja e USAID-it Vjendita Avdiu Musliu, bëri të ditur se është kaluar nëpër disa punëtori të organizuara dhe një mori takimesh të tjera deri në identifikimin e nevojave me prioritare të projektit, siç është edhe funksionalizimi i kabineteve të shkollës së mesme në Pozheran.

Ndërsa në diskutimin e dytë u fol mbi aftësimin profesional dhe krijimin e mundësive për vetëpunësimin e grave me aftësi të kufizuara.

Në këtë takim u fol edhe për krijimin e një databaze me të dhënat e personave me aftësi të kufizuara dhe digjitalizimin e tyre në Handikos, derisa lidhur me këtë temë, Fitim Sadiku prezantoi një bazë të dhënash në Google Form se si mund të bëhet regjistrimi i tyre me të dhënat tjera, duke përfshirë kategorizimin e aftësive të personit që merret për bazë diagnoza mjekësore, shkollimi, aftësia për punë etj.

“Synim i këtij projekti është trajnimi apo organizimi i një kursi për aftësim në rrobaqepësi, që ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave me aftësi të kufizuara”, thuhet në  njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version