LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës përzgjodhi kompanitë me përgjegjësi shoqërore

Komuna e Tetovës përzgjodhi kompanitë me përgjegjësi shoqërore

Shtatëmbëdhjetë kompani nga rajoni i Tetovës kanë marrë stema për përgjegjësi shoqërore për punën e tyre gjatë vitit 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto stema janë shpërndarë nga komuna e Tetovës, ndërkaq përgjedhja është bërë nga Këshilli lokal ekonomik i Tetovës. Kompanitë u kanë dhënë ndihma financiare studentëve, kanë kontribuar në zhvillimin e sportit, kanë pranuar nxënës në praktikë, kanë punësuar njerëz me nevoja të veçanta, si edhe kanë zbatuar projekte për mbrojtjen e ambientit jetësor.

Në përgjedhjen e këtyre kompanive kanë ndihmuar rrjeti rinor për përfitim të aftësive të punësimit dhe USAID./Telegrafi/