LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës kërkon nga Qeveria të ndërtohet rrugë unazore e re

Komuna e Tetovës kërkon nga Qeveria të ndërtohet rrugë unazore e re

Në seancën qeveritare e cila u mbajt në Tetovë, kryetarja Teuta Arifi ka kërkuar të bëhet kategorizim i ri i rrugës lokale që të mund të ndërtohet qarkore, e cila do të përfshijë pjesën perëndimore dhe veriore të qytetit në drejtim të Kosovës.

Siç njoftojnë nga vetëqeverisja lokale, bëhet fjalë për pjesën nga fshati Trebosh, që të lidhet me rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo ka qenë kërkesa jonë e shtruar në seancën qeveritare dhe është pranuar në formë të përfundimit. Ideja është që të ndërtohet qarkore, në mënyrë që ato mjete për të cilat qytetin nuk e kanë destinacion përfundimtar, të anashkalojnë Tetovën dhe të vazhdojnë drejt destinacioneve tjera”, tha kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.


Sipas saj, kjo qarkore do të mundësonte lëvizjen e makinave jashtë Tetovës dhe arritjen në Kosovë, përmes vendkalimit kufitar në Jazhincë.

Ndryshe, për momentin autostrada Shkup-Tetovë-Gostivar paraqet qarkoren e vetme, nëse makinat lëvizin drejt Gostivarit dhe Ohrit, pas mos u futur në qytetin e Tetovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori