Drejtuesit e Komunës së Prizrenit dhe ata të Drejtorisë Rajonale të Policisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi lidhur me lokacionet për vendosjen e kamerave vëzhguese të sigurisë dhe monitorimin e tyre.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se me këtë memorandum, Komuna i bartë Policisë Rajonale të Prizrenit të drejtat e plota për monitorimin e sistemit të kamerave të sigurisë që do instalohen në hapësirat publike, raporton Telegrafi.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nënkupton që Komuna do të bashkëpunojë me Policinë për sa i përket vendeve ku duhet të vendosen kamerat e sigurisë sepse është kompetencë e Policisë, çështja e sigurisë. Kurse Komuna do të respektojë institucionet ku do të vendosen kamerat e sigurisë edhe natyrisht Policia do ti ketë në monitorim edhe në mbikëqyrje, sepse aty ku shihet që ka ndonjë incident, Policia i ka kompetencat të intervenojë”, ka thënë Totaj.
Sipas tij, vendosja e kamerave pritet të ketë ndikim pozitiv në ngritjen e nivelit të sigurisë.
“Mirëpo ne konsiderojmë se vet ekzistenca e kamerave të sigurisë ndikon në mënyrë parandaluese tek të gjithë qytetarët potencialë për me bë ndonjë problem, sepse fakti që monitorohen i dekurajon. Do të fillojë shumë shpejtë vendosja e kamerave të sigurisë. Së pari do të bëhet instalimi i databazës, pastaj monitorët, kamerat edhe gjatë vitit të ardhshëm do të përfundojë krejt komplet”, është shprehur Totaj.
Ndërsa drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Faton Alija ka theksuar se vendosja e kamerave vëzhguese të sigurisë ka qenë kërkesë e kamotshme e Policisë, meqë në këtë mënyrë krijohen lehtësira për hetimin dhe zbulimin e veprave penale.
“Sot, nënshkruam një marrëveshje që është ndër më të rëndësishmet për Policinë, për Komunën, por edhe për qytetarët e Prizrenit dhe vizitorët e Prizrenit, se do të jenë më të sigurt, por edhe neve do të na lehtësojë punën sepse ne i kemi zyrtarët policorë 24/7 në dispozicion në sallën operative të cilët do ti monitorojnë këto kamera dhe varësisht prej vlerësimeve, nevojave, incidenteve apo rrethanave tjera ata do të veprojnë”, ka thënë Alija.
Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën për vendosjen dhe mirëmbajtjen e kamerave vëzhguese të sigurisë në territorin e kësaj komune, ne vlerë prej 930 mijë eurosh, raporton Telegrafi.
Rrugët e sheshet kryesore të Prizrenit patën filluar të vëzhgohen nga kamerat e sigurisë në vitin 2012, kur Drejtoria e Emergjencës pati investuar 200 mijë euro për instalimin e 70 kamerave në pikat kryesore. Por vite më pas, në bazë të raportimit të organeve ligj zbatuese rezultonte se pjesa më e madhe e tyre nuk funksiononin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Disa fshatra dhe lagje të Prizrenit mbesin pa ujë deri në rikthimin e energjisë elektrike

Autostrada Biennale në edicionin e pestë ndërthur të shkuarën dhe të tashmen përmes artit bashkëkohor

Shtëpia e Vehbi Haxhiut sipas QRTK-së në Prizren do të rikthehet në shkëlqimin e saj origjinal

Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës