Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 20:00,  fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës për vitin 2025. 

Komuna njofton se hudhja e larvicideve do të bëhet më 18.06.2025 dhe 19.06.2025, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.


" Ju lutemi për mirëkuptim në rast të ndryshimeve eventuale në orar apo data, pasi aktivitetet varen nga kushtet atmosferike", vijon njoftimi./Telegrafi/