Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se duke filluar nga sot e deri në përfundim te krizës së pandemisë si komunë kanë marrë edhe disa vendime.

Ahmeti ka njoftuar se të gjitha dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore obligohen që vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë të gjitha shportat dhe karrocat shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore.


Po ashtu të caktohet një person përgjegjës që do të caktojë distancën me klientëve.

dd1 1 e1586182909563

dd1 2 e1586182934684

Bizneset që nuk zbatojnë këto masa do të gjobiten ka bërë të ditur Ahmeti.

Postimi i plotë:Prej sot e deri në përfundim të krizës se pandemisë, si Komunë kemi marr vendim për pikat më poshtë Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës, që në baza të rregullta/vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit . Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës që të caktojnë një person përgjegjës i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore. Bizneset të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në bazë të legjislacionit në fuqi Nga data 7 Prill 2020, Komuna e Prishtinës nuk do te ofron shërbime per qytetare nëse qytetaret NUK JANE TE PAISUR me pajisje mbrojtëse (maska dhe doreza).#rriNshpi. /Telegrafi/