Duke filluar nga nesër e deri me 31 gusht Komuna e Prishtinës do të suspendojë kushtëzimin e pagesës së tatimit në pronë për ta paguar taksen e rrugës për regjistrimin e veturave në Komunën tonë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari Shpend Ahmeti.
Këtë hap Ahmeti thotë se e ndërmorën për të shmangur tollovit dhe pritjet e qytetarëve.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
1. Kur e regjistroni veturën e juaj, ju paguani taksat rrugore në nivelin qendror dhe në Komunën ku e regjistroni veturen. Taksa rrugore në Komunën e Prishtinës është 10 euro.
2. Për ta paguar taksen rrugore, prej vitit 2011 dhe bazuar në udhëzimin administrativ të Tatimit në Pronë, ju duhet ta paguani tatimin në pronë, që të keni mundësinë ta paguani taksen rrugore. Kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë mënyra më efikase për ta mbledhur tatimin në pronë e që është pjesë e rëndësishme për komunën tonë (gati 10 milion euro në vit)
3. Për shkak të pandemisë, ky kushtëzim po shkakton tollovi dhe radhë të gjata para komunës dhe ankesa të qytetarëve. Mundësia e pagesës online e tatimit në pronë ekziston qe një kohë, por qytetarët nuk po e përdorin.
4. Për ti shmangur radhët dhe për ta larguar pritjen dhe deri në thjeshtësimin e metutjeshëm të pagesave për këtë kushtëzim po e suspendojmë këtë kushtëzim deri me daten 31 gusht kur do ta vlerësojmë prapë. Këtë duhet ta bëjmë cdo muaj për tu siguruar që nuk po dëmtohet buxheti shumë.
5. Përkundër heqjes së kushtëzimit, tatimi në pronë mbetet si obligim që qytetarët me prona e kanë. Pra, këtë duhet ta paguani sipas ligjeve në fuqi dhe nuk hiqet. Njejtë as taksa rrugore nuk hiqet por që tani është më e thjeshtë dhe po shpresojmë se të njejtën shumë shpejtë mund ta paguani në të gjitha institucionet e licencuara për pagesa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025