LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Podujevës udhëhiqet nga nënkryetari

Komuna e Podujevës udhëhiqet nga nënkryetari

Pas emërimit të Agim Veliut si ministër i Punëve të Brendshme, kompetencat e kryetarit të Komunës së Podujevës i kanë kaluar nënkryetarit Nexhmi Rudari.

Nënkryetari Ruduari deklaroi se kompetencat i kanë kaluar automatikisht dhe ashtu siç e parashikon ligji.

“Kjo është e rregulluar edhe me udhëzimin administrativ në Ministrinë e Pushtetit Lokal, domethënë në bazë të nenit 6 të këtij udhëzimi të gjitha kompetencat e kryetarit të komunës në këso raste i kalojnë nënkryetarit derisa të bëhen zgjedhjet, të certifikohen rezultatet dhe të zgjidhet kryetari i ri”, tha ai.


Po ashtu, Rudari deklaroi se kalimi i kompetencave nuk do të shoqërohet me ndonjë ceremoni.

“Posti do më kalojë pa ndonjë ceremoni pasi që automatikisht do të kalojnë kompetencat tek unë, pra në ndërrim të pozitës së detyrës nga nënkryetar në kryetar të komunës së Podujevës, pasi që kjo është e rregulluar me ligj”, tha Rudari për kp./Telegrafi/