Komuna e Podujevës fton OJQ-të lokale për propozime në komisionin ad-hoc

Komuna e Podujevës ka njoftuar organizatat e shoqërisë civile që të paraqesin propozimet e tyre për anëtarë në komisionin ad-hoc vlerësues, i cili do të krijohet në kuadër të Kuvendit Komunal.
Ky komision do të merret me zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës, konkretisht për njësinë kadastrale P-202-3, që ndodhet në Zonën Kadastrale të Lupçit të Poshtëm.
OJQ-të lokale të interesuara mund të bëjnë propozimet e tyre sipas udhëzimeve të publikuara në njoftimin zyrtar të Komunës./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































