LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Podujevës dhe USAID-i me program për certifikimin e kultivuesve të mjedrës

Komuna e Podujevës dhe USAID-i me program për certifikimin e kultivuesve të mjedrës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti sot në një takim Mark Wood – drejtor i Programit Mundësitë e reja për Bujqësi (NOA) – USAID.
Gjatë takimit të sotëm, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtori i Programit Mundësitë e reja për Bujqësi (NOA) – USAID, Mark Wood, biseduan për bashkëpunimin e deritashëm, veçmas në sektorin e bujqësisë.

Me këtë rast drejtori i Programit të USAID-it, Mark Wood, e informoi kryetarin Veliu për projektin e ardhshëm që do të realizohet në bashkëpunim ndërmjet USAID-it dhe Komunës së Podujevës, që ka të bëjë me certifikimin e fermerëve kultivues të mjedrës.

“Me realizimin e këtij projekti fermerët kultivues të mjedrës do të pajisen me certifikatën Global GAP. Ky program dhe certifikimi u mundëson prodhuesve të mjedrës asnjë në tregun evropian”, tha Wood.


Kryetari Veliu ka shprehur gatishmëri të plotë për realizimin e këtij projekti, duke e vlerësuar si të frytshëm partneritetin me USAID-in në programin kultivimin e mjedrës, gjë që e ka bërë Podujevën qendër referente në Kosovë për kultivimin e kësaj kulture të pemëtarisë së imtë.

“E mira e këtij projekti është se kultivuesit e mjedrës, pas pajisjes me certifikatën Global GAP, përveç që do të kenë qasje në tregun evropian do të kenë edhe një favor tjetër në plasmanin e produktit të tyre me çmim më të volitshëm”, tha kryetari Veliu. /Telegrafi/