LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Podujevës demanton IKSHPK-në: Kemi vetëm dy raste me COVID-19 në 24-orët e fundit, jo gjashtë

Komuna e Podujevës demanton IKSHPK-në: Kemi vetëm dy raste me COVID-19 në 24-orët e fundit, jo gjashtë

Komuna e Podujevës përmes një reagimi publik ka demantuar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, lidhur me numrin e personave të infektuar me COVID-19 në këtë komunë.

Në reagimin e Komunës së Podujevës thuhet se në 24-orët e fundit janë regjistruar vetëm dy raste pozitive me COVID-19, e jo gjashtë siç thotë IKSHPK, transmeton Telegrafi.

“Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi vetëm dy raste pozitive, e jo gjashtë, siç paraqiten në njoftim. Katër personat e tjerë nuk janë nga Komuna e Podujevës, por punonjës dhe të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gerdoc”, thuhet në reagim.


Për 24 orë, 13 të vdekur, 99 raste të reja dhe 152 të shëruar nga coronavirusi
Lexo po ashtu Për 24 orë, 13 të vdekur, 99 raste të reja dhe 152 të shëruar nga coronavirusi

Ndryshe, IKSHPK ka njoftuar se në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 99 raste me COVID-19, kurse janë shëruar 152./Telegrafi/