Komuna e Mitrovicës njofton për pastrimin e disa rrugëve, kërkohet largimi i automjeteve gjatë natës
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar qytetarët se gjatë ditëve në vijim do të realizohet pastrimi dhe larja e disa rrugëve të qytetit, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për largimin e automjeteve të parkuara në këto zona gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Shërbime Publike, pastrimi dhe larja e rrugëve do të zhvillohet gjatë orëve të natës, duke filluar nga ora 23:00 deri në përfundim të punimeve.
Më 15 mars 2026, nga ora 23:00, pastrimi do të realizohet në rrugët “Mbretëresha Teutë”, “Ali Zeneli”, “Lah Nimani” dhe “Afrim Zhitia”.
Ndërkaq më 16 mars 2026, në të njëjtin orar, do të pastrohen Bulevardi “Shemsi Ahmeti”, rruga “Brigada 141” dhe rruga “Hasan Prishtina”.
Sipas komunës, më 17 mars 2026 pastrimi do të vazhdojë në rrugët “Agim Ramadani – Katana”, “Fan Noli” dhe “Bislim Bajgora”.
Ndërsa më 18 mars 2026, nga ora 23:00, punimet do të zhvillohen në rrugët “Ahmet Selaci”, “Martirë të Kombit”, “Xhafer Deva” dhe “Pajazit Boletini”.
Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin e tyre për largimin e automjeteve nga këto rrugë gjatë orarit të paraparë, në mënyrë që procesi i pastrimit dhe larjes së rrugëve të realizohet pa pengesa. /Telegrafi/



























