LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Klinës realizon katër projekte kapitale në Lugun e Drinit

Komuna e Klinës realizon katër projekte kapitale në Lugun e Drinit

Në fshatrat e Lugut të Drinit, pushteti lokal është duke realizuar 4 projekte të mëdha kapitale duke u bazuar në nevojat e qytetareve dhe prioritetet e Komunës, projekte këto nga të cilat përfiton komuniteti i kësaj anë në lëvizje më të lehtë, ambient më të pastër dhe zhvillim të bujqësisë. Investimet në këtë zonë për këto projekte kapin vlerën rreth gjysmë milion euro.

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, nga afër ka përcjellë punimet në kanalizimin e fshatit Budisalc, i gjatë 5554 metra, që ka kushtuar afër 70 mijë euro. Me këtë projekt krijohet një ambient shumë më i pastër për banorët e këtij fshati, të cilët deri tash ujërat e zeza i kanë derdhur kudo nëpër rrugë dhe tokat e bukës.

Po në këtë fshat, si dhe fshatin Krushevë e Madhe, është duke u ndërtuar kanali për ujitjen e tokave bujqësore i gjatë 4250 metra, i cili ka kapacitet për ujitjen e më se 400 hektarë toke bujqësore. Ky projekt ka kushtuar 200 mijë euro. Projekt tjetër në Lugun e Drinit, është edhe ura në fshatin Ranoc, që e lidh Shtupelin, Zllakuqanin, Ranocin, Leskocin dhe Koshin e Istogut, për të cilin projekt Komuna ka investuar 20 mijë euro. Kreu i Klinës ka parë nga afër edhe punimet që janë duke u kryer në asfaltimin e rrugës Shtupel-Ranoc, që është një lidhje e mire e fshatrave verilindorë me ato të Lugut të Drinit, rrugë kjo e cila pothuajse ka qenë e pakalueshme për automjete.


“Qeverisjen lokale të Komunës po e përcjell një dinamikë e lartë në realizmin dhe implementimin e projekteve. Të tilla janë edhe këto projekte. Falë punës sonë të përbashkët po realizojmë dhe po përmbyllim projekte të rëndësishme për qytetarët. Institucionet e pushtetit do të përkujdesen që t’i japin kuptimin jetës edhe në këtë zonë. Të gjitha këto investime tregojnë për një vëmendje të qeverisë komunale për shpërndarjen proporcionale të mjeteve buxhetore në veçanti duke krijuar prioritete tek të gjitha lokalitetet”, ka thënë me ketë rast kryetari Bashota në takimet që ka pasur me banorët e shumtë të kësaj zone në vendet ku janë duke u kryer punimet.

Projekte infrastrukturore në rrugë dhe në fusha tjera janë duke u realizuar edhe në lokalitete tjera të Komunës së Klinës, disa prej të cilave tashme janë në përfundim e sipër e disa kanë përfunduar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori