Komuna e Istogut rregullon 12 kilometra kanale për ujitje

Projekti komunal “Betonimi i kanalit të Gogës”,me gjatësi 1800 m është shpallur përfituesi dhe pritet fillimi i betonimit të këtij kanali. Në realizim janë edhe dy projekte të drejtoratit të Bujqësisë të cilat i financon 20 për qind Komuna dhe 80 për qind Ministria e Bujqësisë.
Betonimi i kanalit të Dapkovices është projekt komunal i drejtoratit të bujqësisë me gjatësi 2.5 km dhe betonimi i kanalit Corrolluk-Lubove është projekt i kompanisë Krru”Drini i Bardh” me gjatësi 1500 m ku 20 për qind është financim i komunës dhe 80 për qind financim i Ministrisë së Bujqësisë. Këto dy kanale të ujitjes kapin vlerën 230 mije euro.
Ndërkaq projekti i betonimit të kanalit të Dobrushes është projekt i komunës së Istogut i financuar nga Ministria e Ambientit, me gjatësi 6.2 km ku vlera e projektit është 300 mijë euro dhe pritet të shpallet përfituesi dhe të fillojnë punimet. Ky është projekti më kapital ku parashihet të kryhet faza e parë dhe në vitin e ardhshëm do të vazhdoj me punimin e fazës së dytë edhe 6 km nëse mund të sigurohen donatorët.
Sepse me këtë kanal ujiten rreth 800 hektar, i cili fillon prej pendës së lumit Drini i Bardh dhe vazhdon në fshatin Dubovë e vogël, Baicë ,Corrolluk,Lubovë,Dobrushë, Lllukafc dhe dy degë tjera që ujitin fshati Kashic dhe Trubuhovc,theksoi drejtori i drejtoratit të bujqësisë Januz Kabashi.
Njëkohësisht është bërë edhe pastrimi i kanaleve për ujitje me gjatësi 10km,projekt i Komunës së Istogut me vlerë 12 mijë euro që vazhdon për çdo vite.
Investimet nga ministrit dhe komuna në sektorin e hidroekonomisë pran drejtoratit të Bujqësisë kapin vlerën 642 mijë euro. Projektet për betonimin e kanaleve të ujitjes do të vazhdojnë edhe në vitin 2015. /Telegrafi/



















































