LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gostivari do të ndajë 1.1 milionë denarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Komuna e Gostivari do të ndajë 1.1 milionë denarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Këshilli i Komunës së Gostivarit, sot e miratoi vendimin për ndarjen e 1.1 milionë denarëve ndihmë për qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve njëzëri u votua nga të gjithë këshilltarët komunal, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Po ashtu, Komuna e Gostivarit, në shenjë solidarizimi me qytetarët e rajoneve të prekura nga tërmeti në Shqipërinë fqinje, organizoi aksion humanitar për mbledhjen e ndihmave materiale.


Në thirrjen e administratës së vetëqeverisjes lokale, thuhet se qytetarët mund të dhurojnë mjete mjekësore, produkte ushqimore, si ushqim i konservuar, miell, sheqer, krip, vaj, oriz, mjete higjienike, batanije, dyshekë, jastëqe dhe tenda për qëndrim të përkohshëm.

Donacionet e qytetarëve do të mblidhen në objektin e Njësisë së zjarrfikëseve në Gostivar, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (27 dhe 28 nëntor) deri në ora 12:00.

Mes tjerash nga Komuna e Gostivarit, informojnë se një ekip i zjarrfikëseve veçmë është dërguar për ndihmë në Durrës dhe rrethinë, me çka janë dërguar edhe 300 batanije. Prej atje njoftojnë se është formuar edhe një trup i posaçëm, i cili do të jetë në kontakt me autoritetet e Shqipërisë dhe sipas nevojës do të dërgohen ndihma.

Në shenjë ngushëllimi me tragjedinë e cila ndodhi si shkak i fatkeqësisë, flamujt në Gostivar, janë lëshuar në gjysmë shtizë. Ndërkohë, pushteti lokal i anuloi të gjitha ngjarjet me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar dhe festave tjera gjatë dy ditëve të ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori