Komuna e Gjilanit njofton se ka filluar implementimi i projektit për vendosjen e numrave të objekteve të ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare.

Në fillimin e nisjes së këtij projekti ishte edhe kryetari Alban Hyseni, ku numri u vë edhe në objektin e komunës.


“Filloi implementimi i projektit për vendosjen e numrave të objekteve dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare”, tha kryetari Hyseni.

Më tej ati tregoi se ka filluar instalimi i 33 mijë e 250 numrave të objekteve në Komunën e Gjilanit.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave zyrtare dhe unike, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më të mirëfilltë urban të komunës tonë”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, shtoi se ndërlidhja me adresë zyrtare mund të bëhet në zyrën qendrore të gjendjes civile të Komunës së Gjilanit ose edhe përmes E-Kosova. /Telegrafi/