Site icon Telegrafi

Komuna e Gjilanit merr vendim për thjeshtëzimin e procedurave për lëshimin e dokumenteve për qytetarët

Komuna e Gjilanit njofton se është marrë vendim për thjeshtëzimin e procedurave për lëshimin e dokumenteve për qytetarët.

Me këtë vendim, komuna thekson se synon zbatimin e lehtësirave procedurale, thjeshtëzimin e procedurave administrative dhe uljen e Kostos financiare gjatë aplikimit dhe lëshimit të dokumenteve.

“Në të gjitha rastet kur qytetari bën kërkesë për një dokument, për nxjerrjen e të cilit kërkohet një dokument tjetër mbështetës që lëshohet nga e njëjta drejtori apo drejtori tjetër brenda komunës, zyrtari përgjegjës obligohet që dokumentin e tillë të mos e kërkojë nga qytetari por ta sigurojë nga sistemi i brendshëm elektronik dhe t’ia bashkangjisë dosjes”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, vendimi do të hyjë në fuqi që nga data 1 janar 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version