Telegrafi

Komuna e Ferizajt ka filluar procesin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2025

Komuna e Ferizajt, sot ka filluar procesin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2025.

Në hapjen e dëgjimeve buxhetore ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, bashkë më drejtoren e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtoren e kulturës, rinisë dhe sportit Xhemile Murati-Shabani si dhe drejtoren e administratës së përgjithshme Agnesa Hajredini.

Në hapjen e këtij takimi nënkryetari Aliu, ka eloboruar në mënyrë të qartë buxhetin e vitit 2025 duke ndarë edhe kategoritë e ndryshme buxhetore.

Takimi i parë sot është mbajtur me OJQ-të, të rinjët, sportistë dhe mediat. Ata patën rastin që të paraqesin edhe kërkesat e tyre në mënyrë që ato kërkesa të inkorporohen në projektbuxhetin e vitit 2025″, thuhet në njoftim.

Më tej, theksohet se kërkesat kryesore të tyre ishin financimi në realizmin e projekteve të tyre edhe pse ishin një numër i pakët i tyre në këtë dëgjim buxhetor./Telegrafi/