Në mbledhjen e II-të të kuvendit komunal të Deçanit për këtë vit, është diskutuar çështja e pagesës së shujtave ditore, të cilat sipas ligjit paguhen nga buxheti komunal.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj tha se ky vendim duhet të shfuqizohet për shkak se është vendim që po dëmton buxhetin komunal të Deçanit.
Ramosaj tha se për shkak të pagesave të shujtave ditore, Deçani ka 1 milionë e 600 mijë euro borxh që duhet të paguajë.
“Shujtat ditore dy vitet e fundit kanë mundur të mos paguhen, këtë e dimë edhe sindikata edhe punëtorët dhe po përsëritet prapë, disa vendime në këtë shtet janë marrë në etapa politike, sidomos në fushata zgjedhore, që nuk është ditur si implementohen. Kur flasim për kontrata kolektive përgjegjësia nuk ka qenë e asnjë komune. Nëse e marrim këtë vendim si komunë që me e nda një kod buxhetor kur paguajmë edhe pagat edhe mëditjen nuk është e mundur, sepse një gjë të tillë nuk e lejon ligji.
Obligim për shujta me e paguar organizata buxhetore komunale që jemi penalizuar. Në këtë na kanë mirëkuptuar por zgjidhje nuk mund të bëjmë. Unë kam mundur me mbrojt këtë temë me gjykatë dhe mos me marrë pagesë askush, por kam pas mirëkuptim për shkak të pagave të ulëta, dhe prej kryetarit të sindikatës që në mbledhjen me u shfuqizuar ky vendim. Komuna e Deçani ka 1 milion e 600 mijë euro për të cilat duhet të paguajë për shkak të këtij defekti që ka ndodhur”, tha Ramosaj.
Ndërkaq, në mbledhjen mbajtur sot, komuna e Deçanit ka marrë vendim që të ndajë 20 mijë euro për bashkëfinancim me organizata jo qeveritare në sektorin e bujqësisë.
Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rifat Stokaj tha se do të nis një projekt për shpërndarjen e 50 serrave bujqësore për 50 fermerët e Deçanit.
Ai tha se në këtë projekt do të bashkë financojnë komuna, qytetarët dhe organizatat joqeveritare.
Stokaj tha se nëse ky projekt ka rezultate të mirë të prodhimtarisë, do të nisin edhe projekte të tjera.
“Neve kemi qenë në negociata me tre organizata jo qeveritare për ngritjen e këtyre serave që janë për të mirën e fermerëve tonë. Projekti total do të jetë diku rreth 60 mijë euro, 20 mijë euro participimi i Deçanit, 10 mijë euro nga qytetarët dhe 30 mijë euro nga shoqata. Neve na është kërkuar se cili do të jetë kapaciteti i Deçanit, sa fermerë janë në ato projeksione dhe gjithë materiali është aty, tjetër diçka nuk ka ende pa u nënshkruar marrëveshja.
Për ndihmesën e 50 fermerëve me serra, të cilat do të jenë të kapacitetit një ari 10 me 10 apo 5 me 20 varësisht se në çfarë forme i kërkojnë fermerët, ata do të përfitojnë nga ndërtimi i tyre, pjesa metalike, pjesa e mbulesës, pra fermerët do të janë të gatshëm të fillojnë punën në ato serra. Do të bëhen mbi 50 vizita te fermerët dhe ato të kthehen në letër por se a do të ketë projekt të dytë do të shohim se a ka rritje të prodhimtarisë pastaj vazhdojmë me projekte tjera”, tha Stokaj. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit