Në Prishtinën e re ka nisur ndërtimi i katër ndërtesave dhe janë në pritje edhe tri ndërtesa të reja për kompleksin qeveritarë, i cili do t’i ketë 11 ndërtesa për 21 institucione të shtetit.
Në bazë të strategjisë për akomodimin e ndërtesave qeveritare 2008-2025 në zonën Prishtina e Re, kaherë ka nisur ndërtimi i Kompleksit Qeveritar. Ky veprim është bërë në saje të vendimit të përbashkët të komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës, mbi bazën e të cilit është nënshkruar edhe marrëveshja-kontratë me komunën e Prishtinës, për shfrytëzimin e hapësirave të asaj zone, për 99 vite.
Mbi bazën e këtyre dokumenteve tashmë është ndërtuar Kompleksi i Pallatit të Drejtësisë, kurse në ndërtim e sipër janë ndërtesat e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, i Komisionit të Pavarur për media, i Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale, i Agjencisë së Kosovës për Miniera e minerale dhe i Qendrës për Vlerësimin e Standardeve. Ndërkaq, në proces të përgatitjes janë edhe ndërtesat e Agjencisë së kadastrave tlë Kosovës, i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rreziqet dhe ai i Akademisë së Drejtësisë.
Me një fjalë, në bazë të planit të tashëm, në atë zonë pritet të ndërtohen gjithsej 11 ndërtesa për 21 institucione të shtetit.
NDERTIMI I NDËRTESËS SË INSTITUTIT TË KOSOVËS PËR ADMINISTRATËE PUBLIKE
Projekt/dizajni për ndërtesën e IKAP-it ka filluar që nga 2014 dhe ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionit Evropian – qendra në Prishtinë. Pas procedurave për marrjen e lejes së ndërtimit nga komuna e Prishtinës dhe të procedurave të prokurimit nga MAP-i, kontrata për këtë ndërtesë është nënshkruar, më 14.11.2016, ndërsa punimet kanë filluar, më 17.11.2016, në zonën Prishtina e Re, në Prishtinë.
Investitorë janë Qeveria e Republikës së Kosovës – “Ministria e Administratës Publike”, me Zyrën e Komisionit Evropian. Vlera e kontratës është , 1, 643,051.43 euro, kurse periudha e realizimit, 2016-2019 (tre vite). Ndërtesa përfshinë një sipërfaqe prej 3533.43 metra katrorë.
NDERTIMI I NDËRTESËS SË KOMISIONIT TË PAVARUR PER MEDIA
Kontrata për ndërtimin e kësaj ndërtese është nënshkruar, më 31.08.2018, në vlerë prej 1,049,883.22 eurosh. Punë kryes janë “N.P.SH. DEKORAL”, Istog, Gurrakoc dhe “N.N.T. ABC”, Prishtinë. Ndërtesa e nisur, më 15.9. 2018, duhet të përfundojë brenda 36 muajsh, përkatësisht më 12. 12.2021.
NDERTIMI I NDËRTESËS SË QENDRËS PËR VLERESIMIN E STANDARDE
Për ndërtesën e Qendrës për vlerësim dhe të standardeve, kontrata është nënshkruar, më 29.11.2018, në vlerë 1,965,600.1 eurosh. Operatorë ekonomikë janë: Konsorciumi “Euro-Besi” sh.p.k dhe Alping NPN , Prishtinë.
Deri tash, pas incizimit gjeodezik të lokacionit , është punuar rruga e re për qasjen në punishte, pastrimi dhe rrethimi i punishtes me llamarinë, janë vendosur shenjat e rrezikut dhe paralajmërimit në objekt, dhe janë bërë të gjitha veprimet që i nevojiten një vend punishteje. Më pas, është bërë betonimi i shtresave të varfra për mbrojtjen e izolimit, betonimi I pllakës baze të objektit, i mureve dhe shtyllave të bodrumit. Momentalisht punimet ndodhen në fazën e armimit të këtij pozicioni. Të gjitha furnizimet me beton janë bërë sipas specifikimit teknik dhe janë marrë mostrat e betonit për shqyrtim. Është bërë armimi i pllakës bazë të objektit, armimi i mureve dhe shtyllave të bodrumit. Punimet po vazhdojnë në armimin e pllakës se bodrumit. Te gjitha punimet e armaturës janë bërë sipas specifikimit teknik dhe projektit zbatues.
NDERTIMI I NDËRTESËS PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR MINIERA E MINERALE DHE PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR MBROJETJEN E MJEDISIT
Për ndërtesën për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, kontrata është nënshkruar, më 20.05.2019, në vlerë 1,912,281.72 eurosh. Operatorë ekonomikë janë :“ZENITH GROUP” SH.P.K. – Prishtinë, “MAK-BUILDING” SH.P.K. –Vushtrri, “ASTRAPLAN” SH.P.K. – Prishtinë dhe “BENI-COM” SH.P.K. – Obiliq. Fillimi i punimeve ka nisur, më 23.05.209 nga operatorit ekonomik – ZENITH GROUP – Prishtinë.
Me fillimin e punimeve të gërmimit operatori ekonomik ka hasur në disnivel të terrenit, ku nga zyra projektuese është kërkuar që të na ofrojnë zgjidhjen e nevojshme për situatën në terren. Me ofrimin e projektit nga zyra projektuese është propozuar ndërtimi i një muri mbrojtës për të cilin janë paraqitur edhe punë të paparapara, dhe është bërë kërkesa për aprovim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë