Vincent Kompany ka pranuar se Bayern Munichu po përballet me një situatë të vështirë para ndeshjes së tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit, por ka insistuar se lista e gjatë e lëndimeve nuk do ta ndryshojë objektivin e skuadrës apo idetë e tij. 

Gjiganti gjerman do të jetë nikoqir i ‘Nerazzurrëve’ pa disa lojtarë të rëndësishëm pas një vale lëndimesh në javët e fundit, me Jamal Musialan që iu bashkua Manuel Neuer, Dayot Upamecano, Alphonso Davies dhe Aleksandar Pavlovic dhe Hiroki Ito në listën e të lënduarve. 


Megjithatë, tekniku belg ka besim se lojtarët e tij kanë cilësinë e duhur për t’i shkaktuar telashe një ekipi të mirë organizuar siç është Interi. 

“Ne jemi në një situatë të vështirë. Ne ende po konkurrojmë në tri frontet, por duhet të shikojmë para nëse duam të bëjmë mirë”. 

“Ne duhet të besojmë se lojtarët të cilët do të futen në fushë nesër do të dhurojnë një paraqitje të mirë për të marrë rezultatin që duam”. 

“Mos të harrojmë se këta lojtarë janë stërvitur gjithmonë mirë dhe duke marrë parasysh kontributin e tyre, ne kemi besim të plotë tek ata”. 

“Lëndimet nuk do të ndryshojnë qëllimin tonë ose idetë që kemi. Unë dua të fokusohem që të ndihmojë ekipin të dhurojë paraqitjen më të mirë të mundshme”. 

“Të gjithë kanë kontribuar deri në këtë pikë. Ne duhet të besojmë, vetëm talenti nuk është i mjaftueshëm”. 

“Të ankohem për situatën tonë nuk është stili im. Kush do që luan, unë kam besim të plotë te secili lojtar”, ka thënë Kompany./Telegrafi/

telegrafi sport app