LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë të shqetësuara për konkurrencën e pandershme

Kompanitë të shqetësuara për konkurrencën e pandershme

Pas takimit me kompanitë e Gostivarit, sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdoi në qytetin e Kumanovës me bizneset e këtij rajoni, njofton gazeta Koha.

Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha përshëndeti të pranishmit dhe uroi që kjo organizatë që tubon bizneset të zgjerohet edhe më tej duke synuar promovimin dhe zhvillimin e biznesit në Maqedoni.


Ai theksoi edhe formimin e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, një iniciativë kjo e cila ka për qëllim të ngrit kapacitetet prodhuese të kompanive. Në takim u prezantuan aktivitetet e Odës dhe shërbimet të cilat i ofrojmë, përfshirë këtu edhe projektet rrjedhëse që janë në fazën e implementimit. OEMVP në periudhën e ardhshme planifikon projekte edhe më të gjëra, duke zgjeruar fushat e promocionit, zgjerimin e debatit me institucionet qeveritare dhe institucione tjera.

Pëveç shërbimeve të OEMVP-së, bizneset u informuan mbi mundësitë e ndryshme të shfrytëzimit të fondeve alternative në formë të granteve të pakthyeshme dhe mundësive tjera të financimit, sepse shumica e kompanive si problem shohin edhe mosinformimin në kohë dhe mosbashkëpunimin në mes sektorit publik dhe komunitetit të biznesit.

Ajo për të cilën kompanitë e Kumanovës shprehën shqetësim është politika diskriminuese ndaj investitorëve vendas, ku përmendën faktin se shteti nuk bën alokimin e barabartë të mjeteve gjatë shpërndarjes së fondeve për investime, duke lënë anash kompanitë shqiptare dhe me këtë nuk krijon mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm të bizneseve.

Konkurrenca e pandershme dhe ikja e fuqisë së re punëtore jashtë vendit gjë që rezulton me mungesën e kuadrove të kualifikuara, posaçërisht në fushën e teknologjisë informative, është problem i cili ndikon në stabilitetin e bizneseve të vogla, të cilat veç se e kanë të vështirë funksionimin duke marrë parasysh gjobat e mëdha nga ana e institucioneve shtetërore. Takimi i radhës me bizneset do të vazhdojë në Kërçovë më datë 20 Prill 2017.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori