Kompania amerikane “Alston Bird”, që këshillohet nga ish-senatori Bob Dole, i cili e mban epitetin ‘miku i madh i shqiptarëve’, ka fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës.
Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-senatori Bob Dol, treguan detaje të bisedës mes tyre dhe përshëndetën publikisht njëri-tjetrin pas takimit të zhvilluar më 9 janar të këtij viti, në Washington.
Thaçi shkruajti në Twitter se ndihet i nderuar që ka takuar mikun e madh të shqiptarëve. Ndërsa Bob Dole deklaroi se ndihet i nderuar për miqësinë që ka me Thaçin dhe me shumë të tjerë në Kosovë.
“…Një vend i mrekullueshëm me shumë njerëz shumë frymëzues”, shkroi Dole.
Por, publikisht pas takimit nuk u tregua vetëm një detaj. Se kompania amerikane “Alston Bird”, e këshilluar nga Bob Dole, do të shpërblehej me një tender 2.3 milionësh nga buxheti i “vendit të mrekullueshëm”, siç e quan Kosovën, ish-senatori amerikan.
Ish-senatori amerikan Bob Dole dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj pritet që më 1 mars të nënshkruajnë kontratën milionëshe për shërbime këshillëdhënëse e lobuese për Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet një tenderi të negociuar që nuk lejon konkurrencën e ka shpallur fituese kompaninë amerikane “Alston Bird”, këshilltar special i së cilës është ish-senatori Bob Dole.
Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik tregon se vlera e përgjithshme e kontratës tri vjeçare me kompaninë “Alston Bird LLC”, me bazë në Uashington parashihet të jetë në vlerë prej 2 milionë e 340 mijë eurosh.
Ndërsa si vlera vjetore është paraparë të jetë në shumë prej 780 mijë eurosh, ndërsa vlera mujore në vlerë prej 65 mijë eurosh.
Kompania është shpallur fitues më 22 shkurt të këtij viti, ndërsa kontrata parashihet të nënshkruhet më 1 mars. Person kontaktues për firmën amerikane në këtë tender është Robert Dol. Emri i plotë i ish-senatorit amerikan është Robert Joseph ‘Bob’ Dole.
Kontrata parasheh që kompania amerikane e përfaqësuar nga Bob Dole, të kryejë disa shërbime speciale për Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës.
Kontrata parasheh që kompania amerikane të bëjë sigurimin e informacionit të shpejt dhe cilësor, sigurimi e këshillave dhe analizave të ndryshme, identifikimi e zyrtareve ndërkombëtar vendimtar në strategjinë e lobimit dhe ndikimin mbi sektorë dhe zyrtarë me qëllim realizimin e interesave te Republikës së Kosovës.
Po ashtu kompania do të koordinohet ngushtë me Presidencën, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës për arritjen e qëllimeve të synuara.
Tjetër përgjegjësi e saj do të janë edhe themelimi i bashkëpunimit dypalësh, ndërmarrja e iniciativave për sigurimin e zhvillimit ekonomik, si dhe shërbimet tjera këshillëdhënëse dhe lobuese për Presidencën, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës.
Kompania e këshilluar nga Dole është e treta që Qeveria e Kosovës e angazhon për shërbime lobimi. Dy të tjera të udhëhequra nga njerëz me ndikim në politikën amerikane ishin kontraktuar më herët.
Transparenca e Qeverisë së Kosovës lidhur me zbatimin e këtyre kontratave ka munguar. Po ashtu, ka munguar prezantimi i suksese nga shpenzimi i miliona eurove për këto kompani amerikane.
Qeveria e Kosovës ka nënshkruar disa herë kontrata për shërbime lobuese me kompaninë “Patton Boggs”, e cila këshillohet nga ish-diplomati Frank Wisner. Kontrata me këtë kompani ishte nënshkruar pas takimeve që Thaçi, atëherë kryeministër kishte pasur me Wisner.
Po ashtu, pati nënshkruar edhe një kontratë për shërbime lobimi me “Podesta Group”, të udhëhequr nga Tony Podesta, vëllai i shefit të kabinetit të ish-presidentit Bill Klinton.
Ndërkohë, ish-senatori Bob Dole që tash e tutje do të loboj për Kosovën, më 10 janar të këtij viti, është emëruar zëvendësshef i ekipit transitor të presidenti të ri të SHBA’ve, Donald J Trump. Për emërimin në këtë pozitë e ka uruar presidenti Thaçi, nëpërmjet Twitterit. “Urime senatorit Dole për emërimin e tij zëvendësshef i ekipit transitor të presidentit Trump. Një zhvillim i mirëpritur”, pati shkruar Thaçi, më 10 janar të këtij viti, një ditë pas takimit që kishte me të në Washington.
Takimi i janarit me Bob Dole ishte i dyti për Thaçin brenda një viti. Thaçi dhe Dole ishin takuar edhe në prill të vitit 2016. Ai takim ishte zhvilluar në zyrat e “Alston Bird”, e cila është shpallur fituese në tenderin milionësh për shërbime këshillëdhënëse dhe lobuese.
Në takimin e muajit prill, të vitit të kaluar Bob Dole i kishte treguar Thaçit se ende ruan si kujtim gurët e çmuar që ia kishte dhuruar ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Fakti që Dol i shihte si të rëndësishëm gurët e dhuruar nga Rugova, kishte bërë që Thaçi të reflektonte. Pas dhjetë muajsh në takimin e dytë, Thaçi do të nisej nga Kosova drejt Amerikës me një sasi gurësh të çmuar, për t’ia dhuruar ish-senatorit Bob Dole. /Insajderi.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi