Mirëpo, ku gjendet Kosova në këtë aspekt? A janë duke u shfrytëzuar sa duhet mundësitë e reklamimit online? Sa është i informuar tregu ynë për përfitimet e reklamimit online? Në bazë të hulumtimeve të bëra në Kosovë nga kompania “httpool” dhe duke u bazuar në raportin e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës – STIKK, sipas të cilëve përqindja e përdoruesve të internetit në Kosovë si dhe mbulueshmëria e internetit në territorin e Kosovës janë në nivele të përafërta me ato të shteteve të zhvilluara evropiane, atëherë mund të konstatojmë që ne jemi duke u zhvilluar shumë hovshëm. Kompanitë tona po e kuptojnë shumë mire rëndësinë e reklamimit online dhe tanimë një pjesë të konsiderueshme të buxheteve të marketingut po e koncentrojnë për reklamime onlie dhe mobile.

Në anën tjetër, interesimi i kompanisë Sllovene “Httpool” për të hapur përfaqësinë e vet edhe në Kosovë, krahas 18 shteteve të tjera ku operon me sukses, është indikator që tregu i reklamimit online në Kosovë është në rritje dhe do të zhvillohet edhe më tepër. Kjo kompani e cila është e shtrirë në 18 vende në Europë dhe në Azi në shtetet si Anglia, Gjermania, Austria, Hong-Kongu, Singapuri etj., është rrjet i specializuar për reklamime online dhe mobile.


Përveç reklamimeve në portalet informative kjo kompani bën edhe lansimin dhe menaxhimin e reklamave edhe në rrjetet sociale si Facebook, Skype, LinkedIn etj. Misioni i kësaj kompanie është që të krijoj një ofrues të shërbimeve të plota të reklamimeve online duke përfaqësuar në këtë mënyrë një pikë qendrore për online marketingun lokal, regjional si dhe atë global.

Platforma e reklamimit të cilën e ofron kjo kompani, është platformë shumë e avancuara për menaxhimin e reklamave online. Kjo kompani me vete gjithashtu do të sjellë edhe përvojën 12 vjeçare nga tregjet më të zhvilluara Evropiane.

Efektiviteti të cilin e ofron Httpool për reklamime online në krahasim me mediat tradicionale është shumë më i lartë. Varësisht nga kërkesat e klientit, Httpool ofron video reklamime, reklamime përcjellëse (re-tartgeting), kontekstuale si dhe mobile reklamime. Të gjitha kampanjat do të përcjellën në kohë reale përmes statistikave dhe raporteve të cilat i ofron kjo platformë e reklamimit.

Pra, prej tash, edhe Kosova do të ketë shërbime të reklamimit online dhe mobile të nivelit të vendeve të zhvilluara. Ardhja e rrjetit të reklamimit online – Httpool në Kosovë, e lehtëson shumë punën e agjencive të marketingut, mundëson përformim më të mirë të departamenteve të marketingut në kompanitë e ndryshme si dhe i ndihmon portalet informative që ta avancojnë dhe të zhvillojnë tregun e reklamimit online.

https://www.httpoolkosovo.com/httpool-networks

/Telegrafi/