LAJMI I FUNDIT:

Kompania gjermane do të hap 1 mijë vende të reja pune në Maqedoni

Kompania gjermane do të hap 1 mijë vende të reja pune në Maqedoni

Njëmijë vende të reja pune do të hapen me investimin e kompanisë gjermane “STS Tekstajlls” e cila do të hapë fabrikë për prodhimin e tekstilit teknik dhe industrial në Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fabrika do të vendoset në hapësirat e ish-fabrikës “Nonça Kamishecva” e njohur si ish “Svilara”.

Në fillim do të punësohen 50 persona, ndërsa në pesë vitet e ardhshme planifikohet të angazhohen deri në 1.000 persona, Investimi i parë vlerësohet në rreth 4 milionë euro, ndërsa në pesë vitet e ardhshme do të investohen deri në shtatë milionë euro.


Pronari i “STS Tekstajlls” planifikon që me prodhimin në Maqedoni të fillojë veçmë për një deri në dy javë, ndërsa tërë prodhimi do të importohet në Gjermani, Francë, Itali dhe Poloni.

Marrëveshja për investim u nënshkrua dje në Shkup. Në nënshkrim morën pjesë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski dhe ministri pa portofol për tërheqjen e investimeve të huaja Xheri Naumov, të cilët drejtpërdrejtë janë përfshirë në negociatat, pronari i kompanisë gjermane Markus Tuç, si dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori