LAJMI I FUNDIT:

Kompania e ish-lojtarit të Real Madridit që po parashikon përfundimin e pandemisë me Inteligjencë Artificiale

Kompania e ish-lojtarit të Real Madridit që po parashikon përfundimin e pandemisë me Inteligjencë Artificiale

Se Esteban Granero është një futbollist unik dhe kjo është sqaruar edhe një herë, për faktin se ai ka investuar para për të krijuar një kompani që merret me Inteligjencë Artificiale (AI).

Ish-lojtari i Real Madridit, aktualisht ka zhvendosur fokusin nga “shkenca e sporteve”, në luftën për t’i dhënë fund pandemisë së coronavirusit.

Granero që luajti në Espanyol deri në fillim të këtij sezoni, para se të transferohej në Marbella, ka krijuar këtë kompani, që aktualisht po merret me analiza rreth numrave për coronavirusin.


Esteban Granero (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Duke folur me MARCA, mesfushori shpjegoi saktësisht se çfarë po bën kompania e tij – e quajtur Olocip.

“Ne kemi një problem që është aq serioz në shoqërinë tonë (coronavirusi), dhe së bashku me fushatën #StopCorona dhe Samaipata, kemi bërë bashkë forcat tona dhe kemi dalë me modele parashikuese, që mund të parashikojnë sjelljen e kësaj epidemie”.

Karim Benzema, Esteban Granero, Cristiano Ronaldo (Foro: Denis Doyle/Getty Images)

“Në këtë mënyrë, do të jetë e mundur të merren vendime para kohe në drejtim të lëvizjes së njerëzve, duke e ditur sigurt se kur mund të hiqen masat e bllokimit dhe të përgatitemi më mirë për pandemitë e ardhshme”.

“Ne kemi ardhur me modele të ndryshme në kohë rekord dhe ato janë në dispozicion për këdo që dëshiron t’i përdorë ato”, ka treguar futbollisti.

Esteban Granero (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Ander Alcon, shkencëtari kryesor i të dhënave në Olocip, ka thënë se numri i personave të infektuar në Spanjë përfundimisht mund të arrijë në 700 mijë, por ai beson se kulmi tashmë është arritur.

“Sipas modelit tonë parashikues, kulmi në Spanjë ishte me 2 prill të këtij muaji. Pra, ne kemi kaluar pikën më vendimtare. Parashikimet mund të ndryshojnë në varësi të masave të marra nga qeveria, kështu që ne nuk mund të garantojmë se në cilën datë do të përfundojë periudha e karantinës, por duke folur statistikisht, ne mund të themi se për t’i dhënë fund karantinës, duhet deri në fund të këtij muaji”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid

Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid

La Liga
Barcelona shqetësohet pasi La Liga apelon vendimin e regjistrimit të Olmos dhe Victorit

Barcelona shqetësohet pasi La Liga apelon vendimin e regjistrimit të Olmos dhe Victorit

La Liga

"E shoh veten këtu", Rafael Leao komenton të ardhmen mes interesimit të Barcelonës

La Liga
Ish-lojtari i Liverpoolit pretendon se Gerrard ishte 'frikësuar' prej tij dhe i kërkoi fanellën në ditën e tij të parë

Ish-lojtari i Liverpoolit pretendon se Gerrard ishte 'frikësuar' prej tij dhe i kërkoi fanellën në ditën e tij të parë

Premier League
David Moyes konfirmohet si trajner i ri i klubit të Ligës Premier

David Moyes konfirmohet si trajner i ri i klubit të Ligës Premier

Premier League
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

La Liga
Kalo në kategori