LAJMI I FUNDIT:

Kompania ‘Bon Voyage’ bëhet sponsor i Superligës U21

Kompania ‘Bon Voyage’ bëhet sponsor i Superligës U21

Risia e këtij sezoni Superliga U21 është bërë me sponsor. Kompania ajrore “Bon Voyage” ka vendosur të japë mbështetjen e saj për këtë lige të re, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e futbollit kosovar.

Marrëveshja e partneritetit u nënshkrua sot në selinë e FFK-së nga presidenti Agim Ademi dhe pronari i kompanisë “Bon Voyage”, Besnik Vitaku.

Ky i fundit është shprehur i lumtur për këtë mundësi dhe ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së kompanisë së tij për zhvillimin e futbollit në Kosovë.


“Me të kuptuar lajmin për krijimin e Superligës U21, ne si kompani kemi shprehur dëshirën dhe gatishmërinë tonë që të jemi sponsor i kësaj lige të rëndësishme për futbollin kosovar. E vlerësoj lart vendimin e presidentit Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv për krijimin e kësaj lige, e cila ka për qëllim të përgatisë talentet e rinj për të luajtur në ekipet e para. Ne do të jemi gjithmonë përkrah FFK-së në projekte të tilla zhvillimore drejt avancimit të futbollit”, ka theksuar Vitaku.

Nga ana tjetër, presidenti Agim Ademi, ka falënderuar z.Vitaku për gatishmërinë e kompanisë “Bon Voyage” për të qenë sponsor të Superligës U21, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm për futbollin kosovar.

Ai shprehu shpresën se ky partneritet do të sjellë dobi të dyanshme, duke ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj në futbollin vendor. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Ligat tjera
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori