Sipas gazetës, kompania amerikane është e interesuar sidomos për të hyrë në tregun e Maqedonisë. Kjo kompani ka hyrë në tregjet e Malit të Zi, duke blerë kompaninë “Konekt”. Destinacioni i ardhshëm për kompaninë amerikane pritet të jetë Maqedonia, ku do të zgjerohet rrjeti i këtij biznesi.

“VelaTel” në bashkëpunim me korporatën shtetërore kineze ka nisur ndërtimin e rrjetit panballkanik nga gjenerata e katërt 4G e teknologjisë Wimax.


“Duhet të pritet që VelaTela në të ardhmen të luftojë për të marrë vendin udhëheqës në sferën e telekomunikimeve në rajonin e Evropës Juglindore”, shkruan gazeta kroate. VelaTel sipas projeksioneve të saj financiare synon që të deri në vitin 2015 të sigurojë fitime duke u nisur nga 50 milion euro. /Telegrafi/