Një linjë ajrore meksikane po ofron fluturime me një çmim për vetëm një dollar për emigrantët pa dokumente që dëshirojnë të kthehen në Kosta Rika, El Salvador dhe Guatemala, ndërsa vendi përpiqet të frenojë ardhjet nga Amerika Qendrore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, programi “Ribashkimi i Familjeve”, i njoftuar nga Volaris të enjten, synon të “ndihmojë në riatdhesimin e emigrantëve”, tha kompania ajrore në llogarinë e saj në Twitter.
Oferta do të zgjasë deri më 30 qershor dhe është e hapur për amerikanët qendrorë në një “situatë të migrimit të parregullt”, të cilët dëshirojnë të largohen nga aeroportet në Tijuana dhe Ciudad Juarez – të dy afër kufirit amerikan – ose Guadalajara dhe Mexico City.
Pasagjerët duhet të jenë të gatshëm të hipin në “vendin e ardhshëm të disponueshëm” në mënyrë që të përfitojnë nga çmimi ultra i lirë, i cili nuk përfshin taksat.
Ndryshe, bëhet e ditur se Aeroporti i qytetit të Mexico City ka të vendosur një taksë të përdorimit të aeroportit prej 45 dollarë për fluturime ndërkombëtare.
Siç thuhet tutje, emigrantët e rritur duhet të identifikojnë veten me dokumentin e tyre unik të identitetit dhe të miturit duhet të tregojnë një pasaportë ose certifikatë lindjeje.
Një valë emigrantësh të Amerikës Qendrore ka arritur në Meksikë në muajt e fundit pasi qeveria e majtistit Andres Manuel Lopez Obrador, i cili mori detyrën më 1 dhjetor, deklaroi se do të kishte një politikë më fleksibël të imigracionit.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar një numër rekord të emigrantëve kryesisht nga Amerika qendrore që kalojnë në SHBA në mënyrë të paligjshme, gjë që ka rritur tensionet midis dy vendeve.
Pas një kërcënimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të imponuar tarifa për importet meksikane, të dy qeveritë arritën një marrëveshje dhe Meksika ka përforcuar mbikëqyrjen përgjatë kufirit të saj jugor, si dhe ka rritur numrin e arrestimeve dhe deportimeve të emigrantëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?