Kompani të përpunimit të drurit nga Kosova marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Ndërtimit “SWISS BAU 2024” në Basel të Zvicrës

Dymbëdhjetë kompani të përpunimit të drurit do të përfaqësojnë një linjë të gjerë të produkteve dhe dizajneve të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar të ndërtimit SWISS BAU 2024.
Kompanitë e Kosovës, që marrin pjesë në panair janë: ALBED , ANSEL, ELNOR FURNITURE, EMSA, HOTI EXCLUZIVE, LESNA, LINE GROUP me kompanitë e saj NERO HOME dhe FASAL, MAXX QERAMIKA, PROMOBI L.L.C dhe VATER 1954. Këto kompani kanë kompozuar një linjë impresionuese të produkteve që do të ekspozohen në pavijonin e Kosovës për bizneset dhe klientët e interesuar në Zvicër dhe me gjëra. Këto produkte varirojnë nga dyert dhe dritaret, tek kuzhinat dhe mobilet për dhoma gjumi, tavolina dhe karriga, mobile për banjo, dyer ndarëse, rafte dhe produkte të tjera për ambiente të hapura.
Pjesëmarrja e kompanive të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar SWISS BAU 2024 është fascilituar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), për herë të parë në vitin 2010. Kurse qysh nga viti 2012 SHPDK ka organizuar në vazhdimesi grupet për ekspozim në këtë panair.
“Anëtarët tanë e shohin Zvicrën si një treg shumë tërheqës dhe fitimprurës për produktet e tyre”, thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e SHPDK-së.
“Pjesëmarrja jonë në këtë panair është një mundësi shumë e madhe për kompanitë individuale dhe për të gjithë industrinë e drurit të Kosovës që të zgjerojnë tregun e tyre në Zvicër dhe shtetet tjera dhe të rrisin shitjet. Pjesëmarrja e prodhuesve kosovarë në panairet ndërkombëtare të kësaj shkalle dhe rëndësie gjithmonë ka rezultuar me histori të suksesit. Përfaqësimi i shkëlqyer i kompanive tona dëshmon cilësinë dhe inovacionin e produkteve qe prodhohen ne Kosove. Jemi të gatshëm të ndajmë ekspertizën tonë dhe të krijojmë lidhje të reja të biznesit. Pas kësaj eksperience të suksesshme, shpresojmë që do të rezultojë me shumë mundësi të reja bashkëpunimi dhe kontrata, të cilat do të forcojnë pozicionin tonë në tregjet ndërkombëtare. Kjo do të rezultojë në një rritje të eksportit, duke kontribuar në zhvillimin e industrisë dhe rritjen e imazhit të Kosovës si një shtet inovativ dhe konkurrues”. thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
SHPDK, në bashkëpunim me MINT agjensionin KIESA dhe me mbështetjen e GIZ Kosova dhe PPSE, mundësuan realizimin e këtij aktiviteti që është pjesëmarrja e 12 kompanive prodhuese nga Kosova në panairin më të rëndësishëm në sektorin e ndërtimit, Swiss Bau 2024 që mbahet në Basel të Zvicrës nga datat 16-19 janar 2024.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë