Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me bashkëpunëtorë ndodhet për një vizitë zyrtare në Korenë Jugore, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të institucioneve dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme, e veçanërisht ato të sektorit të energjisë dhe teknologjisë informative. Vizita realizohet në organizim të Bankës Botërore, e cila është një nga përkrahësit më të mëdhenj të këtyre dy sektorëve në Kosovë.
Në këtë kuadër, Ministri Stavileci ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të Ministrisë së Shkencës, TIK dhe Planifikime, Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë, Agjencinë Koreane të Internetit dhe Sigurisë, Agjencinë Nacionale të Shoqërisë së Informacionit, Agjencinë Nacionale për Promovimin e Industrisë së TIK, Telekomin Korean dhe kompani të fushës së TIK dhe energjisë.
Në takime me drejtues të institucioneve dhe kompanive të fushës së energjisë të Koresë, ndër temat kryesore ishin ndërtimi i TC Kosova e Re, Eficienca e Energjisë, Burimet e Energjisë dhe modelet e reja të ‘Smart Energy’, ku u shqyrtuan mundësitë që kompani nga Korea të investojnë në Kosovë, e veçanërisht në projektet që janë në proces të realizimit siç është TC, por jo vetëm.
Ndërkaq, një vend të veçantë gjatë takimeve ka zënë edhe sektori i teknologjisë informative, me ç’rast Ministri Stavileci ka ftuar kompanitë koreane, përfshi edhe Telekomin e Korean që të investojnë në vendin tonë në këtë sektor, për të cilin Kosova i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të hovshëm.
Kreu i MZHE-së, gjatë takimeve në fjalë ka hasur në gatishmërinë e kompanive koreane që së shpejti të jenë prezente me investime në tregun e Kosovës, ndërsa ka shtuar se MZHE, respektivisht Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e ambientit biznesor, duke parë me prioritet sektorin e TIK dhe energjinë.
Ndryshe, Korea e Jugut është duke përkrahur Kosovën në zhvillimin e sektorit të TIK-ut, përmes Korea Green Growth Trust Fund në projektin “Rritja Inovative për viset rurale në Kosovë”, që implementohet nga Banka Botërore në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi