LAJMI I FUNDIT:

Kompani ndërkombëtare të interesuara për ankandin e parë solar në Kosovë

Kompani ndërkombëtare të interesuara për ankandin e parë solar në Kosovë

Disa kompani përfshirë edhe ato ndërkombëtare, kanë shprehur interesim për ankandin e parë solar të Republikës së Kosovës prej 100MW.

Kështu ka bërë të ditur, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Rizvanolli së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, kolegët nga USAID Kosovo dhe disa nga investitorët potencialë, janë mirëpritur nga banorët e zonës në tokën e ankandit të parë solar fotovoltaik të Republikës së Kosovës prej 100MË, tek Guri i Kuq dhe Kramoviku i Rahovecit.


Sipas saj, banorët ishin entuziastë për investimin që po vjen dhe të lumtur që kjo tokë jobujqësore që me vite nuk ka qenë në shfrytëzim, tani do të shfrytëzohet për të prodhuar energji elektrike të pastër.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që, në bashkëpunim me USAID, të udhëheq një proces konkurrues fer e transparent. Deri tani kemi pasur numër të madh të kompanive të interesuara, përfshirë kompani ndërkombëtare me përvojë e reputacion të lartë”, ka thënë ajo.

Në fund ka ftuar të gjitha kompanitë kosovare e ndërkombëtare, dhe mërgatën tonë që të shqyrtojnë dokumentacionin e aplikimit, ta ndajnë me investitorët potencialë dhe të dërgojnë pyetjet eventuale përmes kanaleve zyrtare sipas udhëzimeve.

Për informata, vizitoni: https://reskosovo.rks-gov.net/auction/”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook, njofton Telegrafi.