LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës mbështet kërkesat e Sindikatës së Arsimit në Kosovë

Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës mbështet kërkesat e Sindikatës së Arsimit në Kosovë

Në komunikimin e rregullt nga larg me stafin qendror të Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), SBASHK ka prezantuar situatën aktuale në arsimin e Kosovës dhe vendimin e Këshillit Drejtues që nëse nuk përfillën kërkesat legjitime të anëtarësisë lidhur me nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive dhe angazhimit të Qeverisë Hoti për një shtesë në pagat në sektorin e arsimit për arsye të rrezikshmërisë së lartë nga Covid, autorizohet kryetari e kryesia e SBASHK-ut për të filluar me veprime sindikale.

Kjo ka bërë që drejtorja e përgjithshme e këtij Komiteti ( ETUCE), që numëron 11 milionë anëtarë,  Suzan Flcoken  të  mbajë një takim konsultativ nga larg me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe stafin qendror të SBASHK-ut. Gjatë këtij takimi për një orë të tërë është bashkëbiseduar për situatën aktuale në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet e vazhdueshme të SBASHK-ut që këto dy kërkesa të realizohen me dialog dhe përmes takimeve me institucionet, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Drejtorja e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Suzan Flocken është shprehur se SBASHK-u gëzon respekt dhe vlerësohet lart  për angazhimin në shërbim të anëtarësisë dhe për unitetin dhe kontributin edhe në aktivitete ndërkombëtare sindikale dhe se gëzon përkrahjen e fuqishme të ETUCE edhe  në përpjekjet e  radhës për të realizuar këto dy kërkesa legjitime dhe se ajo do të dërgoj shkresa zyrtare nga selia në Bruksel te institucionet e Kosovës duke kërkuar nga ata që në dialog me SBASHK-un të gjejnë zgjidhje meritore për këto dy kërkesa.


Në këtë takim nga larg është bashkëbiseduar dhe janë këmbyer informacione edhe lidhur me çështjen e  vaksinimit dhe për çështje të tjera sindikale dhe drejtorja e Komitetit  të Sindikatave të Evropës  është shprehur se kudo në Evropë prioritet për vaksinim u duhet dhënë punëtorëve të arsimit ngase është vërtetuar se të punësuarit në këtë sektor janë nga më të prekurit e nga më të rrezikuarit nga Covid-19, njofton SBASHK-u. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori