LAJMI I FUNDIT:

Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon me urgjencë lejimin e aktiviteteve sportive

Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon me urgjencë lejimin e aktiviteteve sportive
(Foto: Facebook/Kosovo Olympic Committee)

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës e ka shqyrtuar me prioritet gjendjen momentale të sportit në Kosovë. BE i KOK në mbledhjen e 51-të të tij, konstatoi se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të lejojë zhvillimin e përgatitjeve për klube dhe organizimin e aktiviteteve tjera sportive.

KOK konstaton se ndërprerjet e stërvitjeve kanë ndikuar në zvogëlimin e numrit të sportistëve nëpër klube e rrjedhimisht edhe shuarjen e klubeve.

“Shumë trajnerë të klubeve kanë jetuar vetëm nga zeja e trajnerit dhe ndërprerja e stërvitjeve ka ndikuar në varfërimin e skajshëm të tyre, andaj kërkohet nga Qeveria e Kosovës që 5 milionë euro të premtuara nga Qeveria Kurti për mbështetje të sportit, kulturës e rinisë të ndahen me urgjencë, dhe po ashtu të trajtohet mundësia që për sport të ndahen mjete financiare shtesë, sepse humbjet në sport, përveç tjerash, janë të mëdha edhe në aspektin financiar”.


“Njëkohësisht, KOK shpreh gatishmërinë që të takohet me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe personat përkatës vendimmarrës, për ta dhënë kontributin e vet profesional, në mënyrë që me propozimet e dhëna, ta bëjë më të lehtë vendimmarrjen nga institucionet përkatëse”, thuhet në komunikatën e KOK-ut.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori