Në Kuvendin e Kosovës është bërë konstituimi i Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, i cili synon të adresojë çështjet që lidhen me Ligjin për zgjedhjet si dhe rekomandimet e vëzhguese ndërkombëtarë e vendorë lidhur me këtë proces.
Puna e këtij komisioni do të nisë me fillimin e sesionit vjeshtor në Kuvendin e Kosovës.
Kryesuesi i komisionit, Abelard Tahiri ka thënë se është e rëndësishme që të këtë një pajtueshmëri rreth çështjeve të cilat do t’i adresojë ky komision.
Ai ka thënë se do të ftohet edhe Komisioni Qendror zgjedhor për të dhënë adresimet e tyre që lidhen me implementimin e ligjit, qoftë për zgjedhjet lokale apo ato nacionale.
“Ne e kemi pasur një diskutim paraprakisht në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës së bashku me kryetarët dhe anëtarët e kryesisë, kemi diskutuar rreth asaj se cila do të jetë qasja jonë në këtë komision, a do të duhej të shkojmë me ndryshime kushtetuese apo duhet t’i adresojmë çështjet që lidhen vetë me çështjen e ligjit. E kemi parë që një proces i cili do të kërkonte ndryshime kushtetuese nuk do të jetë i lehtë dhe aty kemi dallime goxha të mëdha. Në anën tjetër ju e dini procesin e ndryshimeve kushtetuese me çështjen e involvimit të komuniteteve jo shumicë, shumicën e dyfishtë, kjo e bënë edhe më të vështirë të hyjmë në një proces me ndryshme kushtetuese. Andaj si grupe parlamentare jemi pajtuar t’i adresojmë çështjet që lidhen me ligjin për zgjedhjet nacionale dhe lokale”, ka thënë Tahiri.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se duhet përcaktuar disa afate të brendshme të punës si dhe temat që do të trajtohen.
“Duke synuar të adresojmë mbi 35 rekomandime të dhëna nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian. Që nga 2017 vazhdojnë të përsëriten këto rekomandime dhe kërkesa e Zyrës së BE-së për t’i adresuar, qoftë përmes misionit në Kosovë, qoftë përmes raportit të progresit, por mbi të gjitha adresim i këtyre rekomandimeve është i rëndësishëm për shkak të përmirësimit të procesit dhe demokracisë në Kosovë. Mbi pesë palë zgjedhje në Kosovë, për të gjitha ka rekomandime, madje në një moment edhe BE kishte kushtëzuar edhe vazhdimin e procesit zgjedhor me adresimin e këtyre rekomandimeve”, ka thënë Rrustemi.
Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është e rëndësishme të përfshihen edhe partitë politike jo parlamentare, shoqëria civile dhe komunitetet jo shumicë.
“Sa i përket punës së komisioni unë nuk kisha thënë që ne të merremi me rregullore të punës, ne jemi komision ad-hoc ne zbatojmë rregullore, por duhet të punojmë gjatë në planin e punës, përcaktimin e afateve, objektivave, detyrat që i ndajmë brenda këtij komisioni dhe mbi të gjitha, që kjo ju bie barrë ju kryetar i komisionit, me siguri gjithëpërfshirës, jo vetëm të partive politike parlamentare por edhe të partive politike jo parlamentare dhe OJQ-ve, publikut, si komunikojmë, sepse është mirë ne me arrit një konsensus shoqëror për ndryshimet në legjislacionin që prekin zgjedhjet, sigurisht një lloj dakordimi të partive politike jo parlamentare, e besoj që kjo kontribuon në ruajtjen e demokracisë”, ka thënë Hoti./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova