Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka treguar se çfarë plane ka për Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, i cili po i afrohet vitit të dytë që nuk është funksional. Anëtarë të komisionit paraprak thonë se një komision i ri do të ishte i gatshëm të merrej me korrigjimet e gabimeve që vlerësohet se janë bërë gjatë demarkacionit me Malin e Zi. Por, ka të tjerë që janë skeptik se dikush mund ta rregullojë këtë çështje.
Kjo punë e kufirit, për të cilin presidenti malazez foli në Prishtinë i takon trupës së përbashkët që do duhej të themelohej nga Mali i Zi dhe Kosova.
Ata që do të merrnin pjesë nga Kosova do të ishin anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e kufirit.
Mirëpo, ky komision tash e gati dy vjet është jo funksional.
Anëtarët e komisionit të fundit janë shkarkuar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti në korrik të vitit 2020.
Që nga atëherë fati i këtij komisioni mbetet i paqartë, edhe tani kur shteti ka një kryeministër tjetër.
Planet e Qeverisë për këtë komision nuk dihen, pasi Ekzekutivi nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet nëse synon themelimin e të njëjtit, apo nëse aktualisht është duke punuar në këtë drejtim.
Hamit Basholli ka qenë anëtar i komisionit të fundit. Ai thotë se nëse të dy palët pajtohen për korrigjime siç janë deklaruar, një komision funksional do të merrej me këtë çështje.
“Komisioni e ka bërë punën e vet. Ne kemi argumentuar gabimet të cilat janë gjetur në identifikimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Tani nëse ka vullnet politik duhet të krijohen termat e referencës, faktikisht autorizimet që duhet t’i ketë një trupë e përbashkët për shënjimin dhe rishqyrtimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe e gjithë kjo teknikisht, do të thotë komisioni është i gatshëm”, ka thënë Basholli.

Mirëpo, mendim krejtësisht tjetër ka Zymer Neziri, i cili ka qenë pjesë e komisionit si përfaqësues i komunitetit të zonës së kufirit.
Neziri, i cili fajëson ish-komisionin e kryesuar nga Murat Meha për dhënie të territorit Malit të Zi, thotë se kjo çështje nuk mund të rregullohet kurrë.
“Nuk ka punë as Qeveria më, nuk ka punë as Kuvendi më, nuk ka punë as presidenti më. Presidenti mund të flas një fjalë të mirë dhe e ka folur një fjalë të mirë, mirëpo kjo nuk e ndreq punën. Kjo punë është e çrregulluar në atë shkallë sa është njësoj si ta vrasësh dikë dhe të thuash hajde se po të çojmë prej varrit”, ka thënë Neziri.

Shënjimi i kufirit u diskutua javën e kaluar gjatë takimit në Prishtinë të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe homologes së tij kosovare, Vjosa Osmani.
Të dy presidentët lanë të hapur mundësinë për korrigjime./Portali D/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri