LAJMI I FUNDIT:

Komisioni kërkon raportim të Konjufcës, Gashi thotë se ambasadorët shërbenin kundërligjshëm

Komisioni kërkon raportim të Konjufcës, Gashi thotë se ambasadorët shërbenin kundërligjshëm

Komisioni për Punë të Jashtme ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u diskutua për planin e punës.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca për kthimin e disa ambasadorëve politikë nga shërbimi diplomatik.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se kjo kërkesë nuk duhet të shihet si problem, pasi që konsideron se të gjithë ambasadorët në fjalë ishin pa mandat dhe në kundërshtim me ligjin.


Megjithatë, u pajtua që ministri të ftohet dhe të raportojë para komisionit për këtë kërkesë, por edhe për shkarkimin e konsujve.

“Nuk besoj që ka ndonjë problem sepse janë ambasadorë politikë. Të gjithë ata që janë propozuar për kthim më sa pash unë kanë qëndruar atje në kundërshtim me ligjin. Sepse ligji thotë që të emëruarit si ambasadorë politikë shërbejnë vetëm një mandat 4-vjecar, ndërsa kemi ambasadorë që është propozuar për kthim e që është në mandatin e tretë që është më shumë se 5 vjet duke qëndruar jashtëligjshëm. Pra ka çka na tregon ministri sepse ka kthyer edhe shumë konsuj po ashtu sipas arsyetimit të tij që janë të emëruar politik”, tha ai.

Ariana Shoshi nga PDK, kërkoi që të hapen ambasada të reja në disa kontinente.

Edhe ajo kërkoi që ministri Konjufca të raportojë për vendimet e fundit.

“I kemi 28 ambasada dhe disa konsullata. Duhet ta dimë nga ministri se a është ky buxhet i mjaftueshëm. A duhet të rritet a duhet të zvogëlohet. Po ashtu mendoj se është shumë e rëndësishme të kemi edhe një numër të rritjes së ambasadave në disa vende siç është Afrika, Azia, Amerika Jugore. Pra të dimë për planet dhe projektet të tjera të cilat ministri i mendon për zhvillim. Sa i përket raportit të ministrit për aktivitetet e tij është e rëndësishme ta kemi ministrin këtu me datën 6 ose 9 mars”, tha ajo.

Anëtarja e komisionit nga VV-ja, Fatmire Kollçaku, tha se kori diplomatik duhet të ndjehet keq pasi që gjendja sa i përket njohjeve nuk ka qenë asnjëherë më keq.

Kryetarja Time Kadrijaj, kërkoi nga secili anëtar që të jenë të unifikuar në prezantimin e Kosovës jashtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori