LAJMI I FUNDIT:

Komisioneri Oliver Varhelyi nesër në Shkup

Komisioneri Oliver Varhelyi nesër në Shkup

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi nesër do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në vendin tonë.

Sipas delegacionit të Komisionit Evropian në Shkup, Varhelyi do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Oliver Spasovski dhe Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe liderin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.


Vizita e Komisionerit Varhelyi në rajon do të vazhdojë në Shqipëri ditën tjetër.

Në takimet me shumë mundësi do të diskutojnë për metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga Franca dhe rrjedhën e reformave në vend, veçanërisht miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike.

Komisioni Evropian do të publikojë mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa metodologjia e re, sipas njoftimeve, pritet të miratohet në mars./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori