LAJMI I FUNDIT:

KOMF: Ndërprerja e procesit mësimor dëmton fëmijët

KOMF: Ndërprerja e procesit mësimor dëmton fëmijët

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë–KOMF thekson se me kujdes të shtuar ka ndjekur ngjarjet e fundit në procesin mësimor në shkollat e Republikës së Kosovës, duke u karakterizuar me pengim të procesit mësimor nga greva e mësimdhënësve.

KOMF thotë ndërprerja e procesit mësimor si veprim është në kundërshtim të plotë me interesin më të mirë të fëmijëve.

“KOMF vë ne dijeni se procesi mësimor për asnjë arsye nuk guxon të ndërpritet nga asnjë akter brenda procesit mësimor dhe jashtë tij. Ndërprerja e procesit mësimor si veprim është në kundërshtim të plotë me interesin më të mirë të fëmijëve dhe cenon të drejtën për arsim e garantuar me instrumentet ndërkombëtare dhe aktet ligjore duke filluar nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve deri tek Ligji për Arsim Parauniversitar i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.


“Ne si koalicion kuptojmë shqetësimin e drejtë dhe të ligjshëm të mësimdhënësve të cilët adresojnë pakënaqësitë e tyre ndaj çështjeve që lidhen me pozitën e tyre dhe procesin mësimor, por nuk mbështesim asnjë formë të protestës e cila paraqet pengesë për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Shfrytëzimi i fëmijëve gjatë orarit mësimor pengon procesin mësimor, shkakton ngecje në mësim tek fëmijët, krijon kushte që fëmijët gjatë orëve të protestës të hasin në konflikte dhe dhunë mes bashkëmoshatarëve dhe bredhje në pritje për fillim të mësimit”, thuhet më tej në reagim.

KOMF apelon tek institucionet vendore dhe institucionet arsimore që të bëjnë përpjekje të  gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për dalje nga kriza dhe mos t’i viktimizojnë fëmijët për realizimin e interesave të tyre, por të angazhohen në ngritje të cilësisë dhe përmirësim të kushteve për mësim brenda shkollave.

“Në si shoqëri duhet të angazhohemi fuqishëm për avancimin e kualitetit të mësimdhënies dhe mësimnxënies marrë për bazë vlerësimin e  programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve ‘PISA’, i cili e ka radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 72 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori