LAJMI I FUNDIT:

Komenti i Zanettit rreth deklaratave të Wandas: Secili duhet ta respektojë rolin e vet

Komenti i Zanettit rreth deklaratave të Wandas: Secili duhet  ta respektojë rolin e vet
Javier Zanetti (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, i ka komentuar deklaratat e agjentes së Mauro Icardit lidhur me kontratën e re të sulmuesit argjentinas.

Wanda Icardi, gruaja dhe përfaqësuesja e 25-vjeçarit, ka thënë gjatë kësaj jave se Nerazzurrët as që i kanë ofruar kontratë të re bashkëshortit të saj, edhe pse ka pasur raportime se ai ka marrë një ofertë prej gjashtë milionë eurosh për sezon.

Mauro Icardi dhe Javier Zanetti (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Ka të bëjë me respektin, gjithkush duhet ta respektojë rolin e vet”, është shprehur Zanetti gjatë një prononcimi në Radio Deejay.


Lajmet për Interin
Lexo po ashtu Lajmet për Interin

“Më e rëndësishmja është se Mauro është i lumtur, këtë e mund ta shohim me mënyrën e shfaqjes së cilësive që i ka dhe kjo tregon se është shumë i kënaqur”, ka shtuar legjenda e zikaltërve.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Theksojmë se Wanda është shprehur e pakënaqur me mënyrën se si klubi është duke e trajtuar kapitenin, ndërsa ka thënë se Interi ka dashur ta shesë Icardin te Juventusi, por ai ka refuzuar të shkojë.

Nga ana tjetër, drejtori Piero Ausilio ka theksuar se Nerazzurrët i kanë bërë ofertë për kontratë të re argjentinasit para dy muajsh, porse ai nuk e ka pranuar.

“Pjesa tjetër nuk ka rëndësi: Janë objektet zyrtare, unë jam në dispozicion të të gjithëve. Agjentja e Icardit e di ku të më gjejë, ose në zyrë ose përmes telefonit”, ishin fjalët e Ausilios. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori