LAJMI I FUNDIT:

Kombinimet të cilat garantojnë punën: Udhëzues për stil afarist

Kombinimet të cilat garantojnë punën: Udhëzues për stil afarist

Keni bisedë të rëndësishme për punë, por nuk jeni të sigurta se çfarë të vishni?

Përshtypja e parë që e lini ka rëndësi të madhe, aq më parë sot kur përshtypja krijohet në bazë të asaj se çka keni veshur për rastin e caktuar.

Për punë në ambientin kreativ është me rëndësi të tregoni personalitetin tuaj, por që njëkohësisht të dukeni e harmonishme dhe e veshur mirë.


Shmangni rrobat afariste të cilat shfaqin ndjenjën e seriozitetit dhe kombinimit tuaj shtoni printe, stoli luksoze ose plotësojeni me këpucë interesante, transmeton Telegrafi.

Nëse keni të caktuar intervistën në firmë agjencie, investoni para në blerjen e veshjeve femërore, elegante, të cilat do t’i kombinoni me bluzën me ngjyrë e cila do ta thyejë monotoninë.

Nëse megjithatë nuk keni veshje të tilla, zgjidhni fustanin me ngjyrë neutrale me të cilin do të lini përshtypje të një profesionisteje me këpucë me taka apo me çizme deri te gjunjët.

Dukja rinore, relaksuese është e përshtatshme për karrierën në ambientin fillestar.

Për sukses në intervistën e këtillë, vishuni ashtu që së paku me diçka të dalloheni nga të tjerët, qoftë kur është fjala për fundin me ngjyrë të zjarrtë, stoli luksoze apo xhaketa interesante prej lëkure, ka rëndësi të madhe që të tërhiqni vëmendjen e punëdhënësve.

Mos harroni rregullën e modës nr. 1: zgjidhni rrobat në të cilat ndiheni rehat dhe këndshëm. Nuk ekziston asgjë që tregon më shumë vetëbesimin tuaj nga ajo kur ju ndiheni rehat në veshjen tuaj. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?

Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

Kalo në kategori