Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot në Durrës seancën zyrtare stërvitore në prag të përballjes ndaj Islandës e vlefshme për kompeticionin Nations League.

Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja kuqezinjtë janë stërvitur për rreth 1 orë nën reshjet e shiut për të përgatitur sfidën e fundit të këtij edicioni, që do të luhet të martën në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.


Në këtë seancë të fundit kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët me përjashtim të mbrojtësit Arlind Ajeti, i cili ka pasur probleme shëndetësore dhe mbetet për t’u vendosur nga stafi mjekësor nëse do të jetë i gatshëm për ndeshje.

Shqiperia

309180516 5292009484231571 6207409212890542346 n 1

Stafi teknik ka provuar vendosje të ndryshme taktike dhe ka punuar më shumë në këtë aspekt me shumë pak ngarkesa fizike.

Pasi të ketë verifikuar gjendjen fizike të lojtarëve trajneri Reja do të vendosë edhe për formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Islandës.

Abrashi

Në rast fitoreje ndaj Islandës, përfaqësuesja kuqezi do të renditet në vendin e dytë të grupit në Ligën B të Nations League.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit zyrtare e Shqipërisë për këtë vit, teksa në muajt tetor dhe nëntor do të ketë disa miqësore. Deri më tani janë konfirmuar miqësoret me Arabinë Saudite (26 tetor) dhe me Italinë (16 nëntor). /Telegrafi/

telegrafi sport app