LAJMI I FUNDIT:

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën jodetyruese që kërkon armëpushim në Gaza

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën jodetyruese që kërkon armëpushim në Gaza

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës.

Megjithatë, dy amendamente dështuan përpara votimit mbi rezolutën, që do të thotë se anëtarët u pyetën rreth formulimit të rezolutës siç u parashtrua fillimisht.

Me 153 deputetë votuan pro, 10 kundër dhe 23 abstenuan u miratua rezoluta, raporton skynews.


Gjithashtu iu kërkua të gjitha palëve të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar – veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve, transmeton Telegrafi.

Dhe pika e tretë e rezolutës kërkonte lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve, si dhe qasje e lehtë në ndihmat humanitare.

Rezoluta kërkon lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve dhe që të dyja palët të respektojnë ligjin ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve.

Biden takon Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-ja ndan 200 milionë dollarë shtesë për Ukrainën
Lexo po ashtu Biden takon Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-ja ndan 200 milionë dollarë shtesë për Ukrainën

Për dallim nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, këto të Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme – dhe asnjë vend nuk ka të drejtë vetoje, vetëm një shumicë e thjeshtë kërkohet që ajo të miratohet.

Ndryshe, rezolutat si kjo kanë vetëm peshë politike dhe pasqyron një pikëpamje globale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori